📍Bushka interesohej edhe për gjyqin për incineratorit të Veliajt: Më jep listën…
📍Deputetja e Partisë Socialiste Klotilda Bushka, njëherësh dhe kryetare e Komisionit Parlamentar të Ligjeve nuk e ka mohuar lidhjen e fortë me Ajola Xoxën, bashkëshorten e kryebashkiakut të arrestuar prej një muaji tashmë Erion Veliaj nën hetim për disa vepra të rënda penale.
📍Dhe po ashtu, Bushka është shfaqur në takime private me përfaqësuesit më të lartë të sistemit të drejtësisë në vend, siç është dhe ish-kryetarja e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit, Naureida Llagami, që në parim për shkak të ndarjes së pushtetit nuk mund të jenë bashkë, shfaqeshin duke ngrënë për shtatë palë qejfi me njëra-tjetrën në një lokal privat te Shllavaret në Tiranë.
📍Por pavarësisht drekave dhe darkave, për hetuesit e dosjes “Veliaj”, Bushka është përfshirë në operacione të mirëfillta kriminale për shkatërrimin e provave hetimore, apo edhe intimidimin e dëshmitarëve të procesit të thirrur nga SPAK-u.
Bushka nuk ka qenë aktive vetëm për hetimin ndaj Xoxës, por ajo është ingranuar që në hetimet dhe arrestimet e para për dosjen e shumë-përfolur të korrupsionit me incineratorin e Tiranës që për opozitën nuk ekziston fare.
Dhe sërish arsyeja e angazhimit të saj ka lidhje me Ajola Xoxën.
Vënia në lëvizje dhe interesimi i Klotilda Bushkës me ish-drejtuesen e KLGJ-së Naureida Llagami niste kur çështja do të shqyrtohej të nesërmen në Apelin e GJKKO-së kërkesa për lirimin e kushëririt nga e ëma të arrestuar për aferën e incineratorëve, Namik Simixhiu.
📍Pjesë nga bisedat në fjalë në aplikacionin “Whatsapp” i përkasin dhjetorit të vitit 2023 kur Klotilda Bushka dhe Naureida Llagami interesoheshin për procesin e të akuzuarve për hetimin e incineratorit të Tiranës.
📍Nga të njëjtat burime mësohet se arsyeja se pse Bushka mobilizohej kur çështjet kalonin në Apel është banale, pasi kryetarja e Ligjeve nuk kishte akses dhe lidhje tek gjyqtarët e Shkallës së Parë të GJKKO-së, duke lënë të kuptohet se mbrojtja e njerëzve pranë pushtetit bëhet pikërisht kur çështjet apelohen ku dhe ata mendojnë se kanë vendosur njerëzit e tyre.
Dhe në bisedë kuptohet që Llagami në atë kohë në krye të KLGJ-së ka arritur t’ia sigurojë aksesin përmes grafikut që i kërkon Bushka.
Më poshtë bisedat nga numrat e Klotilda Bushkës dhe Naureida Llagami
BISEDA 1
Nesër ankimohet më thonë. Ajo e masave… Të incin… Kaq më thanë.
Po pra. Ja çova grafikun!
I thashë që ankim nesër po mthot listën du. Skom listë i thashë. Shirkun ose eng me të…
BISEDA 2
Zemra. Info që më sollën tani. Është që nesër ankimohet. Kaq.
Smarr vesh.
Masat e incin… Pra!
Po pra!
Se pyetëm, por nuk na e varin dhe vetëm kaq mora vesh. Që nuk e ankimu ende. E gjitha! Nesër.
Po doja listën e who’s në punë.
Grafikun nuk e kam. Shirka ose Engi… Por sma confirm.
📍HETIMI PËR BUSHKËN
Në deklaratën e SPAK pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj tërhoqi vëmendje mes të tjerave edhe përfshirja në këtë çështje e deputetes socialiste Klotilda Bushka, kryetare e Komisionit të Ligjeve.
Ajo është vënë nën hetim me dyshimet se ka qenë e përfshirë në veprime aktive në një fushatë për frikësimin e dëshmitarëve, helmimin e provave dhe pengimin e hetimit në dhjetor të vitit të kaluar dhe në janar të këtij viti.
Në dosjen qindra faqëshe të GJKKO-së, Bushka thuhet se ka ndërhyrë për të penguar hetimet e SPAK, duke intimiduar dëshmitarë dhe duke u marrë telefonat që të mos i dorëzonin në SPAK.
Burimi/Facebook/Denoncime Publike


Leave a Reply