Kryetari i KQZ deklaron se fleta e votimit është e madhe sa një “ÇARÇAF” për shkak të numrit të madh të kandidatëve. Garojnë 3 Koalicione dhe 22 Parti me rreth 4650 kandidatë. Çdo subjekt duhet të garojë me 186 kandidatë. Emigrantët e regjistruar kanë kapur numrin e 245, 975 votuesve. Një votë e dërguar me postë kushton 50 euro. Votimi i emigrantëve kushton 11 milion e 750 mijë euro. Shifrat jane marramendëse sa Kryetari i KQZ ka frikë ti raportojë. E gjithë kjo histori u shkaktua ngaqë Parlamenti shqiptar nuk realizoi Reformën Zgjedhore, por përkundrazi i beri disa ndryshime skandaloze ne favor të PS e PD tek Ligji Zgjedhor, ne ambientet e Ambasadës Amerikane ne Tiranë, në prezencën e njerëzve inkompetente. Pse ndodhi kjo histori ? Parlamenti Evropian pati miratuar një Rezolutë votuar nga 430 eurodeputete drejtuar Parlamentit Shqiptar për Reformën Zgjedhore. Edhe Parlamenti Gjerman i pati drejtuar Parlamentit të Shqipërisë 15 Rekomandime për të njëjtën çështje të kushtezuar me hapjen e Negociatave për Antarësim. Parlamenti shqiptar as nuk e mori mundimin ti kalonte per shqyrtim në Seance Plenare dhe nuk i Ratifikoi ato. Ky mosmiratim u konsiderua si një sfidë e Parlamentit Shqiptar ndaj Presionit Ndërkombëtar për përmirësimin e Proceseve Demokratike në Shqipëri dhe realizimit të Reformës Zgjedhore. Ky fakt krijoi një ndjenjë të papajtueshmërisë midis rekomandimeve të Bashkimit Evropian dhe Parlamentit Gjerman me realitetin politik në Shqiperi. Por nga ana tjetër ky fakt çuditërisht u harrua shpejt nga BE ! Disa e argumentuan edhe si një “hipokrizi” Europiane dhe Gjermane ndaj popullit shqiptar, të cilët nuk insistuan dhe nuk e kushtëzuan hapjen e Negociatave per Antarsim ne BE me realizimin e Reformës Zgjedhore, por lejuan faktorin e brendshëm Politik PS dhe PD te realizoje interesat e veta dhe të grupeve të ndryshme Politiko-ekonomike në Shqipëri. Ndryshimet qe i bene Ligjit Zgjedhor PS dhe PD thelluan edhe me keq demokracine zgjedhore, pushtetin politik te PS dhe PD mbi Proceset Zgjedhore, kontrollin e tyre mbi Komisionet Zgjedhore, pa-barazine midis subjekteve politike,etj. duke shkeluar hapur Kushtetuten. Keto ndryshime thelluan një tension midis nevojës për reforma zgjedhore të thella dhe interesave politike të grupeve të pushtetit ne Shqiperi. Fakti që Parlamenti i Shqipërisë nuk i Ratifikoi këto propozime dhe Opozita heshti, tregon qe është pasojë e një konsensusi politik dhe interesave të ndryshme që ndodhin brenda vendit midis PS dhe PD. Nga ana tjeter Hipokrizia e BE, OSBE/ODHIR në dëm të Reformave Demokratike, Reformave Zgjedhore, dhe interesave te popullit shqiptar, eshte e pa pranueshme. Ky qorrsokak zgjedhor ndikon në perceptimin e popullatës dhe krijojn një ndjenjë të humbjes së besimit në mundësinë e realizimit të Reformës Zgjedhore aq të rëndësishme per te ardhmen e Shqiperise dhe antarësimin e Shqipërise ne BE. Si konkluzion: Zgjedhjet duhet te shtyhen. Urgjentisht duhet te behet Reforma Zgjedhore krahas luftes kunder korrupsionit Zgjedhor, me ndihmen e SHBA dhe te Presidentit Trump, per te normalizuar jeten e shoqerise Shqiptare.
Burimi/Facebook


Leave a Reply