Nese pretendon qe ne te gjithe demokratet , antikomunistet, nacionalistet, atdhetaret e patriotet e sigurisht edhe ne shqiptaret e Diaspores te jemi fuqishen ne krahun tend e te PD – Opozites e te kontribuojme seriozisht ne rrezimin e Rames e te bandes kriminale qe ka uzurpuar Shqiperine e po ju merr frymen shqiptareve…dhe qe me 11 maj ne te rivijme ne pushtet….
Ndalo urgjentisht koalicionin me komunistin e lindur Ilir Meta dhe me Partine e tij simoter te PS e qe se lidh kerkundi absolutisht asnje gje as me Demokracine e as me te djathten shqiptare…
Doctor nuk ka shqiptar e vecmas demokrat qe te mos e dije faktin se Monstren Rama e kemi me pushtet e ne pushtet …pikerisht si dhurate nga Meta & Monika…ndaj gjykoj se cdo lloj tjeter komenti do te ishte i tepert…ok.
Doctor hiq dore nga mbrojtja e promovimi qe po vazhdon ti besh brenda e jashte Shqiperie filo grekut, vorio epiriotit, antishqiptarit e kriminelit Fredi Beleri….
Ajo c’ka ndodhi sot zyrtarisht ne Athine o Doctor ku greket qe kishin mes tyre edhe eurodeputetin Fredi Beleri shpallen Autonomine e Vorio Epirit dhe e quajten kete te fundit si territor te tyre qe duhet cliruar nga pushtuesit shqiptare…. …nderkohe qe ti ishe po aty ne takim me emigrantet shqiptare …dhe ne vend qe te vije kujen , te ulerije e tu tregoje grekeve vendin…heshte….e pa faleshme, skandaloze dhe teper e denueshme nga cdo lloj kendveshtrimi politik apo qofte edhe historik…
Doctor …ndalo deklaratat politike dhe emocionale e deri diku edhe hakmarrese [ edhe pse me c’te bene ty personalisht e familjes tende ke nje fare te drejte]…per shkrirjen e Spakut…per denimin e gjyqtareve, hetuesve, prokuroreve te tij etj … tij …pasi i drejti dhe i ndershmi nuk ka pse ti trembet as Spakut e Drejtesise e as kerkujt tjeter pervec Zotit qe eshte lart ne qiell…natyrisht nese beson ne Zot e nese nuk i ka hyre edhe atij ne hak..
Doctor …perse e cove Albana Vokshin si perfaqesuese te PD ne Konferencen nderkombetare te Sigurimit ne Mynih…per te bere fotografi personale me kedo qe i dilte perpara e per te mos shkruar asnje resht te vetem publik per fjalimin bombe e pro nesh te zv presidentit amerikan Vance ?
Doctor ke nevoje urgjente te rishikosh stafin tend te ngushte e natyrisht mes tyre edhe keshilltaret e tu te afert….ta them kete pasi askush prej tyre nese te do TY, do PD e demokracine nuk do te kish lejuar ty te beje ate gabim e gafe te pa faleshme teksa sulmove ashper e akuzove rende per korrupsion nje nga kokat e zemrat e medias amerikane sic ishte rasti i New York Times…
Nuk vlen kerkundi kerkim falja qe bere me pas Doctor…ke humbur shume pike …dhe veshtire ti rikuperosh dot …
Sepse ne demokratet e vertete , ne antikomunistet e nacionalistet …dhe ne shqiptaret qe jetojme prej vitesh ne Amerike por qe zemren e kemi perjetesisht aty ne Shqiperi dhe qe e njohim mire mentalitetin amerikan e vecmas edhe sensibilitetin e mediave te tyre …druhemi shume se nje gafe e tille publike mund te ndikoje e mund te kete pasoja negative ne kete lloj maredheniesh te kesaj Amerike te sotme te Presidentit Trump ndaj teje, ndaj nesh, ndaj demokracise e vecmas ndaj Shqiperise….
Ne thame shyqyr e falenderuam Zotin o Doctor qe maredheniet amerikano – shqiptare me se fundi nisen te marrin drejtimin e duhur e te shume pritur…ne thame Thanks God o Doctor teksa Amerika e sotme e Trump gjithnje e me shume po qendron prane teje e ne krahun tone e tendin… …dhe s’eshte e larget dita qe Rames ti tregojne vendin qe meriton dhe ty te te heqin njollen qe padrejtesisht mban mbi shpine…ndersa TI e ben si puna e Lopes me koven e Qumeshtit…o Doctor…
Durim, qetesi, kthjelltesi , besim e qartesi Doctor…mos beso edhe aq fort ne shprehjen…armiku i armikut tim eshte miku im…dhe mos e co ne mend qe New York Times mund te kete qofte edhe nje pike te perbashket krahasimi me fjala vjen Temen e Mero mavrise….nderkohe qe te garantoj se Ilir Meta mund te jete demokrat ne diten e tij me te mire aq sa c’qe ne ditelindjen e tij vete Enveri apo qofte edhe vete Stalini…nderkohe qe per F.Belerin te siguroj se edhe Vucici e Putini ndoshta e duan Shqiperine me shume se sa ai …
Une vazhdoj ta quaj veten demokrat i ndershem …qytetar shqiptar me duar te pastera…antikomunist deri ne vdekje…nacionalist i kulluar nder breza…demokrat i oreve te para…atdhetar deri ne frymen time te fundit…o Doctor ndaj dhe marr kurajon e guximin te te shkruaj keshtu…hapur e publikisht…ndryshe heshtja ime dhe e plot te tjereve si puna ime ne llogjiken time perkthehet kontribut per qendrimin e Diktatorit , hajdutit dhe antishqiptarit Rama ne pushtet pa limit…ok…
Shenimi im personal- atyre lloj ”demokrateve militante e fanatike” qe vene Partine e Liderin e saj mbi Shqiperine dhe e kundershtojne kete shkrim timin …pa mi kundershtuar po me fakte te tilla c’ka une po bej publike sa me siper…u bej me dije se do tu bej menjehere Bllok…pasi kam bindjen absolute qe ata s’jane as demokrate, as shqiptare e as dashamires te PD e as te demokracise…
Pranoj cdo lloj komenti, analize, opinioni , kundershtimi , debati e mendimi ndryshe…por jo Militantizem e Fanatizem idiot kurresesi . …OK
A.R.D
Burimi/Facebook


Leave a Reply