E kam fjalen per Sheshin Skenderbej…qe ne vend qe te ishte krenaria jone kombetare fatkeqesisht ka dekada te tera qe eshte kthyer ne Turpin tone kombetar.
Realisht i gjori shesh nuk ka faj se s’ka as goje, as sy e as vesh qe te reagoje sikurse s’ ka as duar , kembe , mendje e force tu tregoje vendin atyre qe abuzojne me te kaq piset.
Dhe turpi nis qe ne ate mars te ftohte te 1953 kur pikerisht aty ne ate shesh Diktatori Hoxha do ti ulte shqiptaret ne gjunje e do ti poshteronte asisoj…dhe kjo behej ” per te respektuar e nderuar ” vdekjen e bolshevikut komunist atje ne Rusine e larget kriminelit Stalin.
Plot 32 vjet me pas…ne prill te 1985 do te ishte pasuesi i Diktatorit ….Ramiz Alia qe do ta bente sheshin pis serisht…teksa mes mijera shqiptareve mbledhur aty me urdher Partie …perballe arkemortit te Enverit do te betohej per besnikeri e vazhdimesi…dhe e mbajti fjalen.
Me pas te bene lanet serisht o shesh teksa mijera besimtare u ulen te kryejne ritin fetar te faljes ne qilimin tend…ndersa disa drejtues fanatik e ekstremist te nje komuniteti te caktuar fetar nxituan te mbulojne shtatoren e te vetmit Hero Kombetar te Shqiperise – Skenderbeut …se u prishte pune (???)
Te bene fort pis o Shesh edhe ne 1991 kur nga nje miting komunist i atyshem kerrma komuniste qe po jepte shpirt ti quajti bijte e tu …jashteqitja e Kombit.
Nam te keq te lane po vete shqiptaret o shesh edhe ne 100 vjetorin e kremtimit te Pavarsise tek ju turren Tortes gjigande speciale si te uritur e te babezitur…me kova e lopata aq sa pataksen dynjane.
Dhe ja tek mberrijme tek 20 shkurti i 2025 o shesh…kur nje miting a mbledhje shqiptaresh gjakprishur e te dale mendsh me urdher te kryeministrit te tyre Psikopat qe guxon cmendurisht e na quan te gjjtheve ne …muterat e kenetes …i shtohet turpeve , c’nderimeve e marrezive pa fund bere po ne emrin tend o Shesh….fatkeqesi kombetare.
Ahhh sikur te kishe goje o shesh …te pakten sa tu kujtoje ketyre lloj monstrave e bastardeve se pikerisht prej aty ku ata ndyresira qe abuzojne kesisoj me ty…eshte percjelle per ne ate boten tjeter Enveri i tyre per te mos u rikthyer kurre me …pikerisht po aty eshte rrezuar e me pas terhequr zvarre edhe Shtatorja e komandantit dhe idhullit shpirteror te tyre…
Pikerisht nga po aty ish sekretari amerikan i shtetit J.Becker … 34 vjet me pare mblodhi mijera e mijera shqiptare bashke per tu thene se Liria sjell rrezultate…
Nga po aty o shesh u degjuan per here te pare fjalet e fjalite shqipe…liri – demokraci…poshte diktatura…Enver – Hitler…vdekje komunizmit…e duam Shqiperine si gjithe Europa, si Amerika …etj etj…
Ehhh sa histori ke mbi vete o Shesh…ndaj dhe them….ahhh sikur te kishe goje o Shesh …dhe tek te shkruaj ty ne mendje me vjen titulli brilant e aq kuptim plote i atij libri plot rrefenja dritheruese te At Zef Pllumit…Rrno per me tregue…
A.R.D
Burimi/Facebook


Leave a Reply