Këpucët dhe veshjet, për shembull, kushtojnë më shumë se mesatarja e BE-së. Një palë këpucë këtu janë 16% më të shtrenjta se në BE, duke e renditur vendin në listën e vendeve me çmimet më të larta, pas Zvicrës, Islandës e vendeve nordike. Edhe veshjet nuk mbeten pas, me çmime 5% mbi mesataren europiane, duke e bërë Shqipërinë më të shtrenjtë se shumica e shteteve të BE-së.
Me rrogat e ulëta dhe çmimet e larta, shqiptarët po i drejtohen gjithnjë e më shumë tregut të rrobave të përdorura. Sipas INSTAT, në 8-mujorin e parë të 2024, importet e veshjeve dhe këpucëve të reja ranë ndjeshëm, ndërsa ato të rrobave të dorës së dytë u rritën me 4.7%.
Ndërkohë që importet e veshjeve të reja vazhdojnë të bien për të dytin vit radhazi, tregu i rrobave të përdorura po lulëzon, ku vetëm nga janari deri në gusht 2024, vlera e tyre arriti 24 milionë euro.
Burimi/JOQ Albania


Leave a Reply