Grupi “Zani i Arbnit” është një grup këngëtarësh e instrumentistësh të njohur e të talentuar mirditorë, që ka në repertorin e vet këngë të ansamblit të mirënjohur “Mirdita”, fitues i Festivalit Foklorik të Gjirokastrës, si dhe këngë të tjera të krijuara nga anëtarët e grupit.Në përbërje të grupit është edhe këngëtarja e shquar mirditore, Mrika Trumshi, e njohur për interpretimet e saj plot temperament të këngëve folklorike mirditore.
Të shtunën, më 7 dhjetor, ky grup do të jetë pjesë e programit të organizuar nga Komuna e Roveretos me rastin e 700-vjetorit të vdekjes së Marco Polos. Programi titullohet “Nën diellin e Venecias”, duke patur parasysh që dikur Rovereto bënte pjesë në republikën veneciane.
Koncerti fillon në orën 20.30 dhe zhvillohet në teatrin prestigjioz “Zandonai”. Hyrja është gratis. Meqenëse në përbërje të koncertit janë tre grupe, njëri prej të cilëve edhe për fëmijë, është rasti që bashkëatdhetarët tanë të vijnë familjarisht.
Ju ftojmë të kalojmë sëbashku një mbrëmje të bukur muzikore, në një ambient elegant dhe me program të pasur.
Ndue Lazri.




Burimi/Facebook


Leave a Reply