(2 MAJ 2026)
Per here te pare e kam dëgjuar këtë thënie,nga një veprimtare e Kuvendit Kombetar Shqiptar nga Maqedonia.
Me pelqeu,sepse urtia popullore e kishte vendosur ne nje plan, Shkupin dhe Shkodren bashkë.
I kishte vendosur pranë e pranë,si dy kryeqendra,si dy qytete të mëdha e me histori te madhe,si dy qytete simbol te shqiptarizmit,qe kishin qene perhere e kishin mbetur,burim frymëzimi për brezat.
Me këto mbresa të fuqishme,unë si shkodran qé jam,kam shkuar përherë ne Shkupin heroik,aty ku rrjedhë ngadalë,jo Vardari por BARDHARI,i cili me shkumen e bardhë i ka dhene këtij qyteti edhe emrin e vet…!
Me 9 nentor arritëm ne hotelin New Star,aty ku do zhvillohej edhe takimi permbylles i Keshillit te Pergjithshem Organizativ te Kuvendit.
Pas takimit te Ulqinit,Tiranes e Tropojes po shkonim drejt nje stadi te ri,të plote e perfundimtar.
Nder te tjera do te caktonim edhe daten e mbajtjes se KUVENDIT KOMBETAR SHQIPTAR.
Beteja të tjera edhe më të mëdha na prisnin.
E pas Shkupit,menjëhere ne u nisëm,u nisëm sëbashku jo vetëm ne,të ILIRIKUT por edhe mërgata,ku shqiptarët kishin tashmë,njerez të zgjedhur,pjese te elites kombetare.
Kemi 1 vit e me shume kohe per te vepruar,kohë per te zgjedhur delegatët,per te zgjedhur Asamblene Kombëtare,per te hartuar edhe Rezoluten e Kuvendit Kombetar me gjuhen e se ciles do ti flasim të gjithëve,kombetarë e nderkombetarë.
Rezoluta e jone,do te jete sinteze e mendimit juridik,ekonomik e shoqror te zhvillimeve gjithëshqiptare qe kemi perpara.
Ne do tu japim shqiptarve, me thjeshtësi,cilesi e mënçuri,rrugen ku duhet te ecim,jashtë recetave te partive politike,per te cilat jemi te bindur se e kanë konsumuar moralisht e politikisht mandatin qe i u ka dhene populli.
Ne Shkupin e shqiptarve ne u ndalëm edhe tek problemi i bashkimit Kombetar.
Kemi arritur ne perfundimin se e vetmja rruge,ku duhet te ecim eshte bashkimi i shqiptarve te ndare,jemi te bindur se veç e veç nuk bejme gje,apo më mire e thënë,nuk mund te bejme gjë.
Teoria se ky shekull”eshte shekulli i shqiptarve”,po na vë në gjumë sepse Europa e Amerika bashke se kane më mendjen,tek çeshtja jone,kombetare e tek konflikti i zgjatur shqiptaroserb.
Interesa te tjera kane dale ne skene e nderkohe konfliktet ne Ukraine e ne Gaza e kane tronditur boten.
Faktori rus nuk eshte ndalur e nderkohe sanksionet euroatlantike nuk ja kane mbritur qellimit.
Briksi ku jane perfshire disa nga shtetet me te fuqishme te botes po i ben karshillek perendimit.
Ne kete situate ndryshimesh te medha, Makroni i Francës i ra kembanes e i tha te gjitheve se Europa nuk eshte më në axhenden e interesave amerikane e mendoni pastaj,se sa ne,shqiptaret mund te jemi pjese e interesave amerikane ne Ballkan.
Koha e ka vertetuar se qendrimet e Grenell,Borell,Lajçak,Mogherini,Escobar e te tjere ishin qendrime proserbe dhe në dëm të interesave tona kombetare.
Mesa duket,keto qendrime do te vijojne edhe ne vitet qe vine.
Eshte jetike per ne te shterngojme rradhet me njeri tjetrin e sidomos te mbeshtesim Kosoven dhe te gjithe shqiptaret ne ilirik.Qendrimet politike te mbajtura deri tani nga Shqiperia ndaj Kosoves kane qene te vakta shume,per te mos thene antishqiptare.
Lideret tane te kendej Drinit jane shquar per jesmen te bindur dhe jo politikane klasi te cilet udhehiqen nga interesat e kombit te vet.
Dhe shembujt ne kete drejtim,fatkeqsisht jane te turpshem e te tejdukshem.
Ne kete situate,shqiptaret e kane per obligim kombetar te punojné per te bashkuar forcat,per te mbajtur gjalle frymen kombetare,per ti sherbyer atdheut te vet dhe askujt tjeter,per ta kthyer KKSH-KUVENDIN KOMBÉTAR SHQIPTAR,ne vater te ngrohte te atdhedashurise…!
Në Shkupin e shqiptarise,ne caktuam edhe daten e mbajtjes ne Tirane, te KUVENDIT KOMBËTAR SHQIPTAR.
E gëzofshim 2 Majin e vitit 2026.
Dashamir Uruçi,
Tirane,10 nentor 2024.

Burimi/Derguar nga Autori


Leave a Reply