Zëri i tij është- Profetik !
Atij zëri, kurrë, mos i ik !
Kuptoje mirë, atë që të thotë
Zë i drejtë, si s’ka në Botë !
Me vaj e uthull, t’rrahur me jetën !
Tek ai zë, dëgjoni t’vertetën
Fjalë e gdhëndur, si dalta gurin
Lart në shtizë, ngritur flamurin
Zë i pagabueshëm
Zë i mrekullueshëm
Zëri yt, le të kumbojë
Sa, t’jetë toka, do të kumbojë *
Shkruaj poet, thirri penës
Vëre dhimbjen, më pranë zemrës
Çfarë sheh e ndjen, syri i poetit
Fjala e tij, si dallgë e termetit !
Shkruan poeti për: Diell e Hënë
Shkruan për breza e për çdo ànë
Shkruan për mbretër e për sulltànë
Për t’gjitha Norat, me jatagànë !
Ç’kanë poetët, t’rënë n’mendime ?
Çfarë misionësh ka, kjo pena ime ?
Mprehja màjen penës tënde !
T’shkruaj për dhimbje e “pushton” vëndè !
Sa i fuqishëm, zëri i poetit !
Të tërheq, të sjell prej vetit
Ai të thërret, të mbush me shpresë
Fjalë e tij, s’ka si të vdesë !
S’është e lehtë, të jesh poet
Është i ndjeshëm, përgjithçka ngjet !
Thirri muzës, kudo që t’jetë
Fjalë arti, i vertetë
Je i thjeshtë, por je vigane
Thirrjen në gjak të çdo nàne
Mbroje jetën e çdo njeriu
Zëri yt, si zë gjeniu!
Me, 05 nëntor, 2024.
Novara Itali.






Burimi/Facebook


Leave a Reply