Akoma nuk dihet sakt pse është djegur treni në Berlin, por dihet që të gjithë udhëtarët kanë arritur të dalin pa u lënduar. Ndërsa zjarrëfikësit kanë mundur vetëm të lokalizojnë djegien, megjithëse rruga ku ka ndodhur kjo ngjarje e pazakonshme, dje ka qenë e mbyllur. Treni rajonale është djegur në linjën RB 25 midis Werneuchen dhe Berlin-Ostkreuz. Trenat dje janë zëvendësuar me auautobusë, sepse nga flakët është dëmtuar edhe një pjesë e stacionit të trenit. Policia ka nisur hetimet dhe pritet shpjegimet e detajuara si dhe pse ka ndodhur ky rast. Deri tani nuk ka dyshime për zjarrvënie, ndonëse asgjë as nuk është përjashtuar…
Burimi/Facebook


Leave a Reply