Seç pashë një ëndërr,
më ngjau si e vërtet.
Ti nuse unë dhëndërr,
gëzimi i çau dhe retë.
Qave me lot çupërinë,
ma këpute shpirtin.
Kur lamë pas rininë,
beqarinë çe shitëm.
Sazet po gjëmojnë,
shkrihuni dasmorë!
Prindërit po gëzojnë,
shumë pritën këtë orë.
Bir u trashlgofshi!
Shekullofshi bashkë
Çift pëllumbash qofshi,
Zoti kështu dashtë!
Djalë, paç veç një nuse!
t’a gëzosh për jetë.
Dhe kjo buzë Burbuqe,
Burrë tjetër mos ketë!
Burimi/Facebook


Leave a Reply