GEGNISHT falenderon Vlora Ademi dhe Social Creative për oraganizimin e edicionit të parë të festivalit të poezisë “RESPOETICA” organizuar në Prizren.
Festivali «RESPOETICA», ishte për mua nji nga festivalet ma mbreslanës, në konceptim, realizim dhe mikëpritje të pashoq.
Ky festival u konceptu me pjemarrjen poeteve nga dy qytetet që ishin kryeqendrat e qytetërimit të dikurshëm dje, ndërsa sot janë kryeqendra të shpirtit krijues atij shkodran dhe prizrenali.
Nata e 1-rë e Edicionit të 1-rë të Festivalit RESPOETICA u çel ne kangën e Nexhmije Pagarushës “zëri i tij më thërret”, soprano Arta Jashari.
Ndërsa vijoi me leximin e poezive të poetëve nga Prizreni: Ilire Zajmi, Fahredin Shehu, Vjollca Bajraj, Festim Avdyli dhe Taner Gyçlytyrk dhe u interpretuan edhe nga aktori i teatrit të Prizrenit, Xhevdet Doda.
Ky festival kulmoi për herë të parë në historinë e festivale të çdo zhanri, në këtë rast edhe të letrave shqiptare në shtetet shqipfolëse me vendosjen e pllakës në tokë pranë Pallatit të Kulturës Prizren, si nji nga personalitet ma të rëndësishëm dhe ma me peshë të veçantë në fushën e letërsisë, të gjuhës, të kulturës dhe të artit në përgjithësi. Ky rit do të ndiqet në fastivalet e tjera të ” Respublika”.
Duke ndjekur konceptin e këtij festivali, ë natën e dytë u lexuan poezitë e poetëve nga qyteti I Shkodrës: Stefan Çapaliku, Ledia Dushi, Arjola Zadrima, Primo Shllaku dhe Denata Rroji.
Nji nga pikat e festivalit “RESPOETICA” 2024 ishte dhe konkursi I poezisë.
Juria e përbërë nga Agim Morina, Entela Tabaku dhe Shqiptar Oseku, pasi kishin shqyrtuar poezitë e pjesëmarrësve në edicionin e parë të festivalit «RESPOETICA», 2024, shpallën fitues të konkursit njëzëri poezinë «Dimitrij më la» të poetit, Arbër Selmani, për risimtari në qasje dhe për një gjuhë me fuqi shprehëse që kap shumanshmërinë e dramës njerëzore.
Juria dëshiron të përmendë për cilësi letrare edhe poezitë:
– Rrenë asht molla e Adamit
– Vjeshta po vjen
– Sytë e dritares
– Non-Negotiable
– Metamorfozë
Foto të realizaua nga Ferdi Limani



Burimi/Facebook/Gegenisht/Rroji M Denata


Leave a Reply