Nga sapjenët ne u ndam
U ndan e u përçam
Tufa, tufa, fise fise
Moj perëndi qysh na ujdise
Në një rracë, disa kope
Në fillim kështu na pe
Ti perëndi na dhe mënd
Nuk na le njësoj si qent
Nga majmuni na largove
Pse kaq ëmbël na u tregove
Ti na shtove apstragim
Të nisim komunikim
Ti më parë na drejtove, krejt
Trupi ynë të kish lezet
Që të shkonim mbi dy këmb
Dhe dora të ish pëllmb
Dora të kryente çdo punë
Në të mirë e në furtunë
Të zbukuronte dynjan
Në gjithë rruzullin anemban
Rraca u bë në shumë fise
Për sa kohë ti na bitise
Tu deshën një milion e ca vjet
Që të vinim ne në jet
Në fillim tufë, pastaj në kope,
U kthyen kopet në shtete
Ca të vogla, ca të mëdha
U ndan gjuhët në copza
Pasi filloj të punoj llogjika
Goja gumzhon gjuhën e saj
Njerëzit që qenë sipika
Nofkat rregulluan pastaj
Të lutem Zot! si na mësove?
Këtë rrac kaq shumë e bekove
Çdo fis, të ndërtonte gjuhën
T’a fliste , të bënte bujën
Në fillim ish e vështirë
Komunikim me pahir
Komunikim me Ulurima
Ku ish fjala dhe pasthirma
O zot të lutem ngadalë
Qysh i ktheve ulurimat në fjalë
U deshën me mijëra vjet
Fiset ishin në zamet
Zoti madh të qofshim fal
Si çdo fis, formuloj fjalë
Secili fjalë më vete
Si gërma dhe alfabete
Shkenca e quan evolucion
Po fiset egra në Amazonë
A nuk janë rraca jonë
Pse nuk flasin nuk mësojn
Janë më shpejt a më vonë
Këtu ngec hamëndja jonë
Janë fise që kemi ardh njësoj
Pse ca flasin e ca pa goj
A s’na thua ti o zot
I vetmi dëshmitar në këtë botë
Se breznitë që na kanë shkuar
Asnjëri s’na ka treguar
Si gjuha është formuluar
Nga një nevoj, a’ e uruar
Po tek kafshët pse nuk ndodhi
Si tek i rrituri e prodhi
Tek njeriu çfarë është shtuar
Nga zoti i është dhuruar
Të flasë dhe të këndoj
Dhe me mënd le të shkruaj
Çdo fis ka, çdo alfabet
Kjo histori s’është kaq e leht
U deshën kaq mijëra vjet
Çdo etapë me shekuj jet
Alfabetet e uruar
Sa etapa kanë kaluar
Nuk nëmrohen me këto duar
Dhe ata që e kam krijuar
Të ishin gjall do kishin harruar
Një gjuhë e ruajtur e folur
E folur dhe e pa shkruar
Është lavdia e një kombi
Nuk gjen vulë për t’a rrëzuar
Historian e gjuhëtar
Le të flasin sa të duan
Ata janë rrogëtar
Poltronin e kan të shtruar
Historianët kërkojnë gjurma
Gjuhë e popullit para sysh
Nëpër shpella, nëpër Tuma
E flet nipi me gjithë gjysh
Gjuha shqipe, si gjuhët e tjera
Ka lind që kur ka lind njerëzimi
Historitë mbeten të mjera
Kërkojnë gjurëm nëpër shpella
Kërkojnë gjurmë në rrënoja
Harrojn se çfarë gjuhe flasin
Historianëve u humt boja
Në shabllonet politikës bërtasin
Veza, pulë apo pula, vezë
Kush ka lindur e para
Populli është vet gjenezë
Kush është produkti, kush fara?
AUTORI. RIZA MUÇAJ
Shënim:
1). “HOMO Sapienës” = Rraca e majmunit nga e cila pretendohet që kemi prejardhjen.
2). i thura këto vargje për t’i treguar historianëve, gjuhëtarëve, arkeologëve, apo dhe analistëve, kritikëve, e të tje. Mos u mundoni kot me interpretime. Jo gjuha shqipe më e vjetër e më e re, gjuhët kam lindur me kombet. Mos u mundoni për të gjetur gjurma të gjuhës shqipe, kur populli që e ka përdorur dhe përdor at gjuhë është parasysh, (me vuajtje me sakrifica, por ruajtën) . Si ata që kërkonin ujkun nëpërmjet gjurmëve, kur ujku ish parasysh. Nuk u eleminua si disa gjuhë të tjera, kurse pjesa më e madhe e gjuhëvet e tjera, kanë pësuar ndryshime, me nënëgjuh, si sllavishtja, latinishtja, arabishtja, etj.
Burimi/Facebook


Leave a Reply