Cfarë i thotë në këtë rast (babai, gjyshi, gjyshja, daja, xhaxhai)
fëmijës?
– Kush të bëri te qash?
– Mami, thotë fëmija.
Ik bjeri mamit, rrife pam-pam mamin që të bëri të qash.
Dhe fëmija duke qeshur shkon tek mami dhe e qëllon.
Sepse atij iu tha të bëjë ashtu.
Por kjo është e paperceptueshme nga ana ime.
Si mund t’i thuhet fëmijës ik rrife mamin vetëm sepse ajo të qortoi?!
Nëna, ajo që të mbajti 9 muaj në bark, të ushqeu me gjakun e saj, dhe mbas lindjes hoqi dorë nga gjumi i saj për ty, hoqi dorë nga ëndrrat e saj për ty, ajo bën çdo gjë vetëm për ty.
Dhe ti o i rritur me injorancën tënde e shtyn këtë fëmijë të ngrejë dorë ndaj nënës së vet.
Po ti vet nuk ke faj sepse edhe ty tu tha të bësh të njëjtën.
Ndoshta nuk kishe guxim më vonë ta rra-hësh nënën tënde, por vure dorë mbi gruan tënde.
Dhe kjo vetëm sepse shoqëria të tha të bësh ashtu. Prandaj o njeri, zgjohu nga gjumi i thellë i së kaluarë dhe fillo të ndërtosh një botë më të dashur për nënën tënde si fillim, pastaj për gruan tënde, pastaj për vajzën tënde.
Burimi/Facebook


Leave a Reply