Avujt puthen e përqafohen lart me retë,
Qielli hap krahët e i pret si mysafirët e vet,
Vrunduj ujërash duke rendur këndojnë simfoni,
Simfoni të rralla që kushdo do t’i kishte zili.
Gershetat e bardhë që thurin duke zbritur,
I tundin e i lajnë në shkumën që ndrin,
Këtu çdo vizitor është shumë i mirëpritur,
Ndaj me qindra e mijëra shkojnë e vijnë.
Rrezet e diellit humbasin duke qeshur,
Në gjelbërimin përreth ku shpalosin ylberë,
Ne tundim krahët për t’i përshëndetur,
Para se të zhduken poshtë në ujërat e thellë.
Gjithë natyra para nesh sot po bën sfilatë,
Me tinguj magjepës e ngjyra mahnitëse,
Na fton e na deh duke folur me kaq art,
E gjithëpushtetshme, me fuqi tronditëse.
Po aq dhe bujare sa na fal shpirtin e saj,
Po ruajeni te virgjër duket sikur thotë,
Për brezat e tjerë që do të vijnë pastaj,
Çfarë prishet e vdes, o miq, prapë s’kthehet dot.
Kujtim Hajdari





Burimi/Facebook


Leave a Reply