Histori motivuese.
Një mbret i ri mblodhi të gjithë rininë dhe iu tha se të vjetrit (pleqtë) janë të padobishëm dhe janë barrë për vendin. Ata janë të dobët dhe të pafuqishëm për të bërë ndonjë punë produktive. Të gjithë pjesëtarët, dikush nga frika e dikush nga budallallëku ranë dakort me mbretin.
Shumë shpejt, mbreti dha urdhër që të vriten të gjithë njerëzit që ishin mbi gjashtëdhjetë vjeç pasi ata e kishin bërë jetën e tyre tashmë. Kështu, të gjithë njerëzit e vjetër të atij vendi u vranë.
Një djalë i ri, kishte shumë respekt dhe e donte shumë babanë e tij të moshuar, kështu kur erdhën ushtarët e mbretit ai e fshehu të atin në hambar dhe i shpëtoi vdekjes.
Pas disa vitesh, një thatësirë kaploi vendin. Njerëzit vuanin nga sëmundjet dhe nga mungesa e ushqimit. Uria ishte bërë aq e madhe saqë u përdorën për bukë edhe rezervat e grurit që ishin ruajtur për farë (për të mbjellë vitin tjetër). Thatësira kaloi, sezoni i mbjelljes erdhi, por tashmë nuk kishte mbetur asnjë kokërr gruri për të mbjellë.
Të gjithë ishin të shqetësuar për gjendjen në të cilën ndodheshin, por askush nuk kishte asnjë ide se si ta përmirësonin këtë situatë.
Djaloshi i cili kishte fshehur babain e tij, sa herë që kishte ndonjë shqetësim shkonte dhe merte këshilla nga babai i tij i moshuar. Kështu, edhe këtë herë, ai shkoi tek ai dhe i rrëfeu për situatën e vështirë në të cilën ndodhej vendi i tyre.
Plaku i vjetër u mendua për pak dhe tha, “Mos u shqetëso… E mban mend rrugën e vjetër e cila vinte nga filan fshat dhe kalonte përballë shtëpisë sonë dhe përfundonte në fshatin fistek?”
“Po”, ia ktheu djali kureshtar për atë që do ti thoshte babai i tij.
“Merri qetë (kau në shumës), lidhi në plug dhe plugoje të gjithë atë rrugë. Mos plugo arat që janë përdorur gjithmonë për mbielljen e grurit por puno vetëm rrugën e vjetër dhe më pas prashite.”
“Vetëm kaq? Po ne nuk kemi farë për të mbjellë, si do të mbijë grurë?”, e pyeti djaloshi përsëri i habitur.
“Bëj kështu si të them dhe ki kujdes mos të të shohë dikush kur më viziton mua. Hajde vetëm pasi të ketë mbirë gruri”, ia ktheu plaku.
Dhe djaloshi si gjithmonë, ndoqi këshillën e babait të tij, plugoi rrugën e vjetër dhe e prashiti. Pasi filluan shirat, filiza gruri filluan të mbijnë dhe të dalin në sipërfaqë në të gjithë rrugën e pluguar. Djaloshi u habit shumë kur pa grurin të mbijë pa mjellë asnjë kokërr fare.
Burimi/Facebook


Leave a Reply