Një histori e shkurtër që më ka treguar Babai im Hamiti dhe sa herë piqen fiqtë më vjen në mendje…
Stërgjyshi im Haxhi Hamiti njeri me emër të madh, burrë fisnik Mallakastriot i cili gjatë detyrimit ushtarak 11 vjeçar në Stamboll e në Jemen studioi dhe u shqua për ushtarak i Zoti ,i kthyer nga Qabeja siç i thonë fjalës,i rrahur me vaj e uthull pasi u kthye në atdhe me shumë punë zgjuarsi krijoi çiflikun e vet dhe lidhjet tregëtare me Vlorën e Beratin ku tregëtonin karvanë të tërë me gjedhë,djath,gjalp e shakuj me gjizë,drith, ullinj dhe fruta të shumëllojshme si qershi, rrush, dardha, fiq etj etj.
Rakipi djali i mesit,trim zemër çelik që s’ta bënte fjalën dy,punëtor i madh, mjeshtër i pakrahasueshëm për frutikulturë kur u bë në moshë dhe shkoi për herë të parë për tregëti me kuaj në Vlorë ,pa baçet me portokalle dhe ullinj,i mahnitur kur u kthye shkoi tek Plaku i madh siç e thërrisnin dhe i tregon se ç’i kishin parë sytë në mëhallën e Vlorës…
Ishte gusht si tani dhe i Ati rrinte tek gurëza ujtë e ftohtë me një shportë mbushur plot me fiq të bardhë që pikonin mjaltë në kulmin e pjekjes ,merr një kokërr fiku nga shporta dhe përgjigjet të birit;
“Po mirë o Kipe, po si këta kishte andej nga shkove? Pe gjëkundi?”
Aaaa si këta s’kishte jooo,
Po rrush serine majë pjergullave dhe kavaqeve kishte?
Jooo as kështu s’kishte jooo
Po qershi të zuri syri gjëkudi?
Jooo asgjëkundi.
Po dardha dimërore dhe ujë të ftohtë si ky kishte?
Jooo jooo vetëm ujë Vjose dhe mushkonja fushe kishte…
Epo lëri mos mi trego ato që pe o Kipe po gëzo mrekullitë e Drenovës, ajrin e pastër e të freskët,ujin e ftohtë të gërrillit dhe frutat e parajsës që gjenden vetëm këtu në fshatin tonë !!!
Dhe kjo shprehja “ Po kështu kishte andej o Kipe?” më ka mbetur në mendje dhe sa herë shkoj në fshat tek fiqtë më vjen në mendje dhe i jap plotësisht të drejtë Stërgjyshit tim Fisnik Haxhi Hamit Isufajt.
Ysmeqarëve që bënin punët dhe ruanin kopetë e bagëtive u jepnin çdo ditë me vete nga 5 arra dhe 5 pala fiku përveç bukës…
Fiku, fruti i parajsës i cili ripërtërin, forcon, e ruan shëndetin dhe fshin rrudhat.
Fiqtë janë fruta sezonalë shumë të shijshëm dhe me benefite të shumta për organizmin tonë duke filluar nga trajtimi i problemeve me kapsllëk, diarren, kollën, bronkitis dhe astmën, tensionin dhe disa probleme me tretjen.
Fiku është i shkruar dhe në Kuran ku Allahu betohet në të në Librin e shenjtë.
“Pasha fikun dhe ullirin”
Pejgamberit i dhanë një grusht me fiq.edhe pasi ai hëngri,tha: “Sikur të thosha për ndonjë pemë se ka zbritur nga Xhenneti, do të thosha për këtë, sepse pemët e Xhennetit janë pa bërthama.
Fiku konsiderohet ushqim i njohur për vetitë shëruese.
1. Përmbajtje e lartë e magnezit. Magnezi është një nga elementet bazë që e mbron sistemin tonë nervor nga stresi. Ai është shumë i rëndësishëm për eshtrat, imunitetin dhe shëndetin e trurit. E promovon shëndetin dhe vitalitetin, shëron shumë sëmundje, dhe në mënyrë të konsiderueshme e ngadalëson procesin e plakjes. Fiqtë e thatë përmbajnë tri herë më shumë magnez se ata të freskët.
2. Është i pasur me kalium, kalcium, hekur, fosfor, bakër, dhe vitamina B6, C, si dhe beta-karotinë. Përmbajtja shumë e ulët e yndyrave dhe përmbajtja më e lartë e fibrave se cilado pemë dhe perime tjetër është një nga arsyet se pse fiku do të duhej të konsumohet çdo ditë.Pektina është një fibër e tretshme e cila e ul kolesterolin në gjak, ndërsa triptofani ndihmon me problemet e qarkullimit të gjakut dhe pagjumësisë.
3. Përqindja e lartë e sheqernave natyrorë do të sigurojë që truri juaj të punojë më shpejt dhe t’i pranojë dhe klasifikojë më mirë informacionet. Sigurisht, diabetikët duhet të kenë kujdes gjatë ngrënies së fiqve të thatë të cilët përmbajnë dy herë më shumë sheqer se ata të freskët.
4. Fiqtë e thatë janë një burim i shkëlqyer i shumë ushqyesve dhe gjithashtu një vakt praktik dhe i vlefshëm për atletët rekreativë dhe profesionistë, ndërsa në kombinim me produktet e arrave mund të shërbejë si një meze ideale. Çaji i fikut i shëron sëmundjet e mëlçisë, fytit, organeve të frymëmarrjes, gurët e tëmthit, fshikëzës.
5. Përmbajnë edhe sterole bimore, për të cilat është dëshmuar se kanë efekt të dobishëm në nivelin e kolesterolit në gjak. Sterolet bimore si lanosteroli dhe stigmasteroli, të cilat i përmbajnë fiqtë lidhen për molekulat e kolesterolit në zorrë dhe kështu e pengojnë absorbimin e tij.
6. Studimet e shumta kanë zbuluar komponime me efekte të mundshme antikancerogjene, benzaldehid dhe kumarinë, me të cilat fiku është i pasur. Komponimet e testuara në studimet shkencore kanë treguar rezultate premtuese sidomos kur bëhet fjalë për kancerin e prostatës dhe të lëkurës.
7. Fiku i freskët përmban deri në 80 për qind ujë dhe 60 për qind sheqer natyror, kështu që dobia e konsumimit të fikut është e shumëfishtë ashtu si edhe mënyrat e konsumimit, transmeton Koha.net. Shija e ëmbël e fikut përshtatet në mënyrë të përkryer me shijet e kripura, si djathi i deles apo dhisë, atë mund t’ia shtojmë kompostove të ndryshme apo gjellëve me përbërje të pulës. Nga fiku i freskët mund të bëjmë komposto, reçel dhe pije të fermentuara.
Fiqtë përmbajnë një numër të madh të mineraleve, fibrave dhe sheqernave natyralë, që janë të domosdoshme për një funksionim sa më të mirë të proceseve në organizmin tonë. Ata përmbajnë magnez, kalcium, hekur, vitaminë A dhe K, si dhe një numër të madh të antioksidantëve.
Sipas disa studimeve të bëra për benefiteve të fikut, kanë treguar se ky frut shërben edhe si qetësues i zorrëve, për të trajtuar diarrenë dhe konstipacionin, gjithashtu dhe në përmirësimin e tretjes. Prania e kalciumit dhe mineraleve të tjera, kontribuon në shëndetin e kockave duke i mbajtur ato më të forta dhe duke parandaluar osteoporozën, kurse prania e vitaminave A dhe K shërben për luftimin e inflamacioneve dhe mbajtjen e një lëkure sa më të shëndetshme.




Burimi/Facebook


Leave a Reply