VASILIKA BEJO
Vasilika ka lindur në Vlorë, më 16 janar 1964. Është hedhur në ujë si notare që në moshën 11 vjeçare. Në vitin 1976, 12 vjeçe, grumbullohet në ekipin kombëtar. Më 15 shtator 1980, në garën 800m stil i lirë, realizon kohën rekord 11’38″5, të cilën vazhdon ta thyej nga viti në vit me rezultatet, 11″29″6, 11’29″3, 11’17″6. Vendos rekord dhe në garën 400m stil i lirë me 5’33″1.
Gjatë viteve 1976-1985, ka thyer 50 rekorde si dhe është shpallur 9 herë Kampione Kombëtare.
Në Spartakiadën V Kombëtare,1984, ajo së bashku me Elida Xhindin, ka qenë protagonistja kryesore e këtij sporti. Vasilika arriti të thyente si asnjë tjetër tri rekorde kombëtare gjatë zhvillimit të garës 800 m stil i lirë. Theu atë të 200 m me 2’28″6, të 400 m 5’12″8 dhe të 800 m me 10’44″1. Ajo fitoi në atë Spartakiadë pesë Medalje Ari në garat, 200, 400, 800 m stil i lire dhe në dy stafeta. Së bashku me Elida Xhindin, janë të vetmet sportiste që kanë marrë deri në atē kohë kaq shumë medalje në një veprimtari të vetme.
Një vit më vonë, përmirëson rekordin e 200 m stil i lirë me kohën 2’25″2. Ajo në përbërje të ekipit të stafetës 4×100m stil i lirë me P. Arapin, V. Mustafaraj dhe E. Xhindin, thyejnë rekordin e vendosur nga ekipi kombëtar me 5 sek. Ka qenë kampione e përherëshme në çdo kampionat.
Më 7 korrik 1984, ka qenë fituese e maratonës së notit, me itinerar Shkodër-Bunë, 3000 m.
Gara më kurrajoze ka qenë maratona e notit e zhvilluar më 4 tetor 1987, Karaburun-Vlorë, 12 km. Ajo e përshkon atë largësi notimi me sukses, duke u bërë e para notare femër, deri në atë kohë, në notimin e asaj largësie, me kohën 3h45′. Një vit më vonë, më 9 tetor 1988, ajo e përfundon përsëri këtë garë për 3h e 15 min. Në krah të saj, një tjetër notare e përfundoi atë garë, Anila Bega.
Po atë vit shkëputet nga sporti. Veç rekordeve e titujve te saj personal, ajo ka qenë kontribuese e ekipit në fitoren e 9 Kampionateve Kombëtare, 10 Kupave Republike dhe të njē Spartakiade (1984)
Në vitin 1988, asaj i jepet titulli “Mjeshtre e Sportit”.
Pas atij viti, emigroi ne SHBA ku jeton dhe sot.
Burimi/Facebook/Vatra North Jersey


Leave a Reply