Punimet për rinovimin e qendres se komunitetit dhe shkolles kanë hyrë në fazën e fundit dhe po punohet jo vetem në ambientet e brendshme por edhe për siperfaqen e jashtme rreth nderteses. Interesimi i bashkatdhetarëve tanë për të ndihmuar rritet cdo ditë. Janë të shumtë anëtarët e komunitetit që duan të kontribuojnë në një form apo tjetër. Edhe pse janë të zënë me bizneset e tyre e gjejnë kohën për të ndihmuar dhe për të bërë në maksimum për shkollën Shqipe. Prandaj vazhdimisht e quajmë qendrën e shoqatës “shtëpia e shqiptarit”! Shoqata “Bijte e Shqipes” i përket të gjithë shqiptarëve dhe të shumtë janë ata qe na kanë mbeshtetur dhe vazhdojnë të shprehin deshiren për të na ndihmuar!
I tillë është edhe bisnesmeni z. Luan Xhani pronar i kompanisë Xhani Finish Carpentry. U desh vetëm një telefonatë nga ish kryetar i shoqatës, z. Petrit Zanaj, dhe Luani ishte gati të fillonte montimin e dyerve të brendshme. Luani tha që unë jam shumë i ngarkuar me biznesin tim gjatë javës por në fund javë do të vij të punoj tek shoqata. Vet puna që bëri e tregon se Luani është mjeshtër në profesionin e vet!
Zoti Hetem Velaj një tjetër emër i njohur në komunitetin tonë. Gjatë takimit që bëri me ish kryetarin e shoqatës z. Tajar Domi i premtoi për shtrimin me pllaka të banjove. Për gati një javë erdhi dhe e përfundoi shtrimin e pllakave. Eshte kënaqësi ta shikosh kur punon mejshtrin Hetem dhe kur e takon të le menjëherë përshtypjen e një njeriu të qeshur, entuziast dhe plot pozitivitet. Punonte me qetësi dhe me shumë përpikëri.
Të nderuar bashkatdhetarë, Shoqata Mbarëshqiptare Social Kulturore “Bijtë e Shqipes” Philadelphia ju falenderon dhe është shumë mirënjohëse për punën dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme për shkollën Shqipe dhe shoqatën “Bijtë e Shqipes”! Suksese në biznesin tuaj dhe shëndet e mbarësi në familjet tuaja!!
Me respekt,
Dritan Matraku
Kryetari i Shoqatës “Bijtë e Shqipes” Filadelfia






Burimi/Facebook/Bijte E Shqipes


Leave a Reply