Kjo sepse:
1. Ranë ne grupin e ‘vdekjes’ siç e quajtën grupin B ekspertët, por u larguan si gladiatorë që i dridhën kundërshtarët. Në renditjen e FIFA-s, tre kundërshtarët tanë renditeshin në grupin e 10 skuadrave më të forta të botës kurse kuqezinjtë renditeshin në vendin e 66-të.
2. Kuq e Zinjtë me performancën e tyre bën lajme botërore.
3. Në një kampionat që duket golëpakët Kuq e Zinjtë shënuan tre gola! Jo vetëm kaq por:
4. Shënuan me Bajramin golin më të shpejtë në të gjithë historinë e kampionatit europian .
5. Shënuan me Gjasulën edhe në minutën e 95-të.
6. Këto dy gola për kohën e realizuar janë të jashtëzakonshëm, bën lajme botërore dhe flasin më tepër se sa shumë gola të tjerë.
7. Tifozët Kuq e Zi ishin energjia pozitive më e fuqishme, dekori më i bukur i kampionatit ndaj dhe u kthyen kampion të merituar.
Duke përgëzuar për të gjitha këto lojtarët e ekipit kombëtar, golshënuesit, kapitenin, trajnerin Sylvinho, dhe tifozët Kuq e Zi, FSHF për performancën e tyre dinjitoze dhe duke ju uruar suksese të mëtejshme uroj gjithashtu të mos keqpërdoren dhe të bien viktimë e ndonjë skenari orvollian, koreano-verior të Edi Ramës të ardhjes së tyre nga Rinasi në Tiranë, të llojit të katër viteve më parë. Flamuri, kombëtarja dhe fanella e saj kuq e zi u përkasin të gjithë shqiptarëve! U takon juve t’i mbani të tilla përkundër atyre që kërkojnë t’i përdorin si gjethe fiku për të mbuluar zullumet.


Burimi/Facebook


Leave a Reply