Maturantet e pare te shkolles pedagogjike hapun ne vitin 1951
. Kujtime…..
Ishim 50 nxanes ardhun prej shkollave 7-vjecare te regjistruem ne dy klasa (A dhe B) ne shkollen e mesme pedagogjike pa deshiren tone,sepse preferonim gjimnazin?!…
Vinim prej familjeve te mira qytetare shkodrane, qytet i lashte me tradita historike e kulturore. Kete e tregojne emnat e njohun Alibali, Pogu, Gera, Anamali, Kuka, Krroqi, Bushati, Shkreli, Jubani, Osmani, Llazani, Shiroka etj.
Te gjithe i perkisnim brezit te nji vendi me shoqni e jete te mbyllun prej sistemit politik te vendosun mbas luftes.
Prej 4 viteve te shkolles, perveç mesimit me pedagoge ku shumica kishin kry studimet jashte shteti ne Prendim, ruejme kujtime te shumta per mramjet e vallziimit, ekskursionet kryesisht ne vende historike si kala, Ura e Mesit, Shiroke, veprimtarite qe organizonim per librin, diten e luleve dhe ma e perditshmja shetitjet ne Pjacen tone karakteristike e klasike te Idromenos.
(Keto ishin defrimet tona te asaj kohe)
Ne vitin shkollor 1955- 56, me diplomen e mesuesit, te gjithe me veshtiresi e detyrim, por me guxim e vetmohim, sakrifica e perkushtim (per t”u marre shembull), punuem ne zona te veshtira te vendit si ne Puke, Tropoje, Kukes, Miredite, Mat e deri ne Skrapar, tuej dhane ndihmen tone per arsimimin e emancipimin e shoqnise.
( Aso kohe emnimet baheshin direkt prej Ministrise se Arsimit).
Sejcili prej nesh si mesues, patem fate te ndryshme me kujtime te bukura, por edhe tragjike si rasti i Ferdinand Pacit.
Ferdinandi u dergu ne Dukagjin per me kry nji detyre shoqnore. Ishte mesues dhe piktor.Tuej u kthy ne Shkoder, ne nji nate te erret, makiina ra ne gremine tuej i marre jeten e rinine!..
Nji fat disi ndryshe pati edhe Leopold Shkreli. Ishte vetem 17 vjeç kur ju saju nji kurth per kalim kufini e per dy vjet ju ba burgu vend strehimi.Poldin asjihere shoket nuk e braktisen.Sot ai asht nji biznesmen i njohun dhe ja shperblen shokeve!
Iken ne kohen kur thijat nuk i kishin mbulu ala floket edhe shoket Lorenc Mazi, Skender Shabani, Muhamet Kalaci, Viktor Paloka e Gjergj Abati.
Vazhdimin e shoqnise, lidhun ne vitet e shkolles, e kunorezuem ne krijimin e tradites se takimeve te shumta ne vitet ne vazhdim .
Takimin e pare, mbas 5 vite te marrjes se matures, e bame ne shpine e Myfit Gjylbegut.Ky takim u ba paradhanes i takimeve tjera te shumta te mavonshme.
Me 15 qershor te vitit 1966, pikrisht ne daten kur kishim dhane provimin e fundit 10 vjet ma pare, kje takimi ma i organizuem si Jubilar 10 vjeçar!
Ne vitin 1976 erdhi takimi tjeter per 20 vjetorin e marrjes se matures.
Vitet kalonin dhe na vazhdonim takimet cdo 5 vjet dhe 10 vjet…
Viti 1996 shenoj 40- vjetorin e matures, te cilin e festuem ne Shiroke.
Kaluen keshtu edhe 10 vjet tjera. Erdhi 50- vjetori. Tashma te gjithe afro te 70- tave!..Dominonin thijat ne floket e sejcilit. Emocione te reja, perqafime, fotografi, kujtime si dhe biseda te perzemerta. Natyrisht me dhime e nostalgji se shume shoqe e shoke kishin nderru jete si Skender Osmani, Bep Jubani, Agetina Kosmaçi, Bernard Franja, Jolanda Vila, Bep Pogu e Gjovalin Doçi ( te dy fizarmoniçist), Fatlum Mushani, Fatime Hoti e
Anton Gjeka.
…
Te plakun, te lodhun prej shendetit e pesha e viteve, por me zemer te forte ,me inisiativen e shkrimtarit Isa Alibali, u grumbulluem edhe njihere ne 60 vjetorin e marrjes se matures.Nji risi e veçante, ndoshta e vetme ne gjithe ato pervjetore qe organizohen ne shkolla tradicionalisht!..Kjo terhoqi edhe vemendjen e Televizionit Shtetnor( RTSH ) icili per kete pervjetor tonin transmetoj nji film dokumentar !
Per shume shoqe e shoke ky kje takimi i fundit .Nuk jetojne ma Isa Alibali, Gazmend Llazani, Angjelin Deda, Rrok kurti, Lumnije Barbullushi, Gjyzepina Shiroka, Benjamin Deda, Luçije Bushati, Fahruk Omari, Dorotea Luka, Anton Gjeka, Fiqret Bala, Robert Krroqi.
Dhe kujtimet mesin e jeta vazhdon per ne tjeret maturantet e vitit 1955.- 56..Leopold Shkreli, Ruzhdi Anamali, Skender Bushati, Lali Kuka, Injac Deda, Kristina Gera, Benjamine Buca, Jolanda Laca ,Nineta Luli, Manda Mosi, Vjollca Plaku, Shegilat Hamiti vazhdojne te takohen ne dite te vecanta e mbajne lidhje me shoke te tjere qe jetojne jashte vendit dhe mendojne per nji takim embleme te 70 vjetorit te matures! Shpresojme….
.
Maturantet e pare te dale prej shkolles mesme pedagogjike viti 1956
Burimi/Facebook


Leave a Reply