Habere të zeza!
Ç’është e ç’vete kësaj vere?
Sërisht të zeza habere?
Po na vinë nga matanë detit.
U nxi dritare të shkretit???
Fallxhorja shikon filxhanë.
Ai,Rama xhindosi dynjanë!!!.
——————————–
Gjeli dhe Krimineli.
Avokati kërcen si gjel.
Se po mbron një kriminel.
Avokat o dreq maskara.
Shko e mbro një fukara!
Avokati shok me shejtanë:
-Për para vras dhe babanë!
————————————
Vejusha .
Vejusha 70 e ca karat*
I tërboi gratë në fshat.
Lini xhelozinë dhe inatet.
Kështu do lani mëkatet.
Ma jepni burrin një natë.
Kështu do merrni uratë.
-Flakë gratë plot me inate:
Pirdhu ,ti moj Sorrogate!
*=Vjeç.
—————————————–
Thithje.
Mushkonja thith një pikë.
Ne i turremi me thikë.
Tha Mushkonja:O Majmuna:
-Me ata”lart”cërr,vërr suma!
Unë një pikë ata plot kazanë.
Ju i quani mender politikanë!
————————————-
Nas Tila dhe Vila.
Pyeta mikun Nasi Tila
Me çfar i bëre këto vila?
Dëgjo këtu tha mere vesh:
-Rrojta ca viça shita lesh.
Kush punon sot ore burrë,
Nuk po del i humbur kurrë!
Qënke këputur në mëndere,
Më mallëngjve kësaj here!!!
————————————-
Kërcen vula por si pula.
Në një kodër në një breg.
Herë me brekë herë pa brek.
Po çfar thanë ca rrufjanë:
-Kjo po bredh si një Putanë.
Foli edhe djali Muslisë:
Kjo i vuri zjarrin Shqipërisë.
Burimi/Facebok


Leave a Reply