
Miqtë e mi!
Me falni qe sot , po ju jap këtë lajm te trishte , por detyrimi qe kam per nje njeri te denje me detyroje ta ndaj me Ju.
Sot mbylli syte miku im, vellai im i shtrenjte Prof. George Gjura (Xhoxhi I mrekullueshem)
Është një nga ditët më vështira e më të trishta të jetës sime. Bashkë me të, një copë shpirti e imja që lidhej me shoqërinë dhe miqesine 37 vjeçare me te ka marrë fund.
I lindur për të qenë një njeri i jashtëzakonshem. AI iku për të mos e pritur kurrë më të nesërme.
Zoti 🙏🏻 ne diten e shenuar te Shna Ndou-t vendosi ta dërgojë atë përgjithmonë në një drejtim të pakthyeshëm, dhe shpirtin e tij të dlirë ta ngrejë lart në qiell!
Nuk e di pse edhe sonte mu kujtua thënia e një filozofi të mençur, se kur ngrihet lart injoranca, vdes inteligjenca.
Nuk e di nëse Tirana e deshi sikurse Ai dinte të donte aq shumë, në stilin e tij FISNIK i lindur.
Por di se sot kemi humbur një njeri plot dije e kulturë, familja humbi nje njeri te mrekullueshem, miqte nje mik me vlera, ndersa une kam humbur nje VELLA te rralle.
XHOXHI NA COPETOJE SHPIRTIN!
Burimi/Facebook


Leave a Reply