Nga Adil MUSTAFA
TIRANE 13-04-2024
Në mbamendjen time është hera e parë që SHBA-të dalin me një mesazh të qartë ndaj Maqedonisë, më konkretisht ndaj një qeverie në formimim e sipër. Ky është një tregues substancial se kohërat dhe lojrat politike e monoetnike kanë përfunduar.
Po ashtu është koha e fundit që klasa politike maqedonase të heqë dorë nga lojrat me dy standarte: herë në “djepin” e Beogradit e Moskës e herë në “sqetullën” e BE – SHBA.
Ata përfundimisht duhet të zgjedhin para se të vija koha që tu diktojnë orientimin. Po ashtu nëse lexojmë mes rreshtash deklaraten e pwrbashkwt Biden-Macron, qeveria e Maqedonisë nuk duhet të hapë plagë të reja për cështje të vjetra që janë mbyllur, sic është ajo e Prespës e Marrëveshjes ( me Greqinë) e Ohrit (me etnitetin shqiptar), apo probleme të tjera sic është çështja e gjuhës me Bullgarinë, apo e kishës me Serbinë.
Pse është i rëndësishëm dhe i pazakontë një mesazh kaq troç e i fortë?
Nëse do të marrin parasysh dekadat e mëparshme konstatojmë se shtetet veç e veç zgjonin kureshtje, por jo shumë interes, ama Ballkani në tërësi ka qenë dhe mbetet gjithnjë në fokusin e gjeopolitikës.
E tash SHBA-të dhe BE-ja janë tepër të interesuara për cdo gjë që ndodh në shtetet e Ballkanit. Nuk është rastësi thirrja e Presidentit të SHBA-ve dhe atij të Francës e që buron direkt nga Shtëpia e Bardhë. Nuk është rasti që ata “diktojnë” edhe axhendën e qeverisë së ardhshme, dmth prioritetet.
“SHBA dhe Franca i bëjnë thirrje qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut që të mbetet e fokusuar në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe të respektojnë detyrimet e saj ndërkombëtare.”Kështu thuhet me të tjerash në deklaratën e përbashkët Joe Biden e Emanuel Macron!
Cfarë duhet të kuptojë dhe të veprojë qeveria e re e Maqedonisë nga këto mesazhe?!
Veprimi i parë që duhet të shndërrohet në vendim është qartësia orientuese: Ose me Rusinë ose me SHBA e BE-në, rrugë e mesme tanimë nuk ekziston.
Nga ana tjetër qeveria e re Brenda kuandrit të 100 ditëve të bëjë të qartë tri pika kryesore: me shqiptarët marrëdhënie partneriteti,dakortësie në funksion të ndryshimeve kushtetuese, me fqinjët marrëdhënie mbi baza reciprociteti dhe po aq kryesorë të frenojë tendencën ruse e cila ka arritur të shtrijë rrjetin e saj në politike në institucione, në media, apo në shoqërinë civile.
Nëse brenda 100 ditëve nuk qartësohen këto tri cështje atëherë fati i metejshëm i parterëve qeverisës do të jetë si i Gruevskit që donte të shpikte heronj fantazëm e duke endërruar për një shtet krejtësisht monoetnik e deri te BDI e cila u zhyt në në krim e korrupsion galopant.
Tash nuk ka fushë për lojra me dy porta e as propaganda antishqiptare, as për t’i treguar forcë njëri- tjetrit, apo për të vepruar sipas orekseve të politikave ditore.
Tashmë nuk mund të funksionojë logjika e monoetnizmit maqedonas, as e padrejtësive ndaj shqiptarë etnikë që janë relisht popull shtet formues, thjeshtë mungon si term në kushtetutën njëetnike maqedonaqse. Po ashtu nuk ka me fushë për të vjedhur, plaçkitur dhe uzurpuar me anë të pushtetit kapitale miliona euroshe siç është vepruar deri më tash.
Nuk mund të ndiqet as ai proverbi “qingji i butë pi në dy nëna” dmth edhe me Rusinë edhe me Perendimin.
Këtë fushë e kanë zaptuar lojtarët e mëdhej të gjeopolitikës. Ata kanë axhendën e tyre dhe me ata nuk bëhet shaka.
Nisur nga ky realitet i ri, Mickovski duhet të hyjë në Kryeministri me “këmbën e djathtë” që simbolizon SHBA-në dhe BE dhe jo Rusinë. Ata të VLEN mos i japin shumë rëndësi kush bëhet ministër apo drejtor, por të hyjnë në qeveri me fytyrë nga Perendimi që do të thotë drejt BE-së e drejt shqiptarisë.
Thënë ndryshe VLEN duhet të vendose tri kushte kryesore para se të turret pwr interesa personale dhe grupore pas pushtetit:
1- Të ndryshohet kushtetuta brenda 100 ditëve dhe shqiptarët të jenë popull shtet formues, sikurse të marrë garanci nga pala maqedonase se buxheti i shtetit do të ndahet në mënyrë të barabartë për të gjitha hapësirat e shtetit.
2- Orientim i qarte evropian dhe aleancë strategjike me SHBA.
3- T’i vendos kusht Miskovskit se qeveri me mbikqyrje e ndikim rus nuk ka.
Nëse nuk vendosen së paku këto tri kushte është më mirë për vetë ata dhe për shqiptarët që kjo qeveri të mos marrë votëbesim.
Nuk mund të ketë me justifikime për të drejtat e shqiptarëve. Ka 30 vite që premtohet dhe nuk realizohet asgjë. Vlen duhet të shfrytëzojë në maksimum realitetin e ri gjeopolitik, interesin e madh që kanë SHBA dhe BE për Maqedoninë.
VLEN duhet të tregojë sa vlen jo për të fjetur gjumë në qeveri, por për të përmbushur obligimet, jo të ngrohë poldronet e pushtetit, por të punojë dhe ushtrojë potencialin politik për të avancuar të drejtat legjitime të shqiptarëve në institucionet e shtetit dhe në administratën publike, të jetë garante e zhvillimit ekonomik të rajonit të Pollogut që është lënë pas dore.
Një gjë ta kanë të qartë ministrat e drejtorët e VLEN, që Lëvizja Ilirida do të jetë një oponente e fuqishme në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve, Ilirida gjithashtu do të deklarohet publikisht për cdo gabim të faktorit politik shqiptar në qeverinë e re.
Më kryesorja Ilirida do të jetë korrektore, njëkohësisht motivuese e nxitëse për të mbështetur cdo iniciative dhe nisme pozitive në dobi të shqiptarëve.
Fundja Lëvizja Ilirida ka si mision zgjidhjen e cështjes shqiptare. Për këtë shkak ne do jemi kundërshtarë të fuqishëm të padrejtësive dhe përkrahës të cdo iniciative që shkon në favor të shqiptarëve.
Po le t’i rikthehemi edhe njëherë deklaratës Biden- Macron. Duke marrë shkak nga thirjja e bërë tash publike e SHBA-së dhe e Francës, Lëvizja Ilirida jo vetëm e përshendet, por do të jetë një tepë e vëmendshme dhe do të ndjekë hap pas hapi cdo zhvillim politik dhe qeverisës për të reaguar ndaj cdo devijance e cila bie ndesh me orintimet dhe përcaktimet euroatlantike dhe nga ana tjetër do të jetë një zë i fuqishëm në mbrojtje të kauzës shqiptare.
Në përfundim, Maqedonia e Veriut nuk ka me rrugë të mesme, e vetmja është dhe mbetet rruga drejt familjes evropiane, shkëputja nga linja ruse dhe zgjidhja përfundimtare e çështjes shqiptare.
Nëse kanë mend në kokë klasa politike maqedonase dhe sidomos aktorët e qeverisë së re duhet ta marrin seriozisht deklaratën në të kundërtën, Maqedonia do të përballët me probleme të pazgjidhme dhe mund të vihet në pikëpyetja funksionimi jo vetëm i demokracisë, por dhe i vetë shtetit.
Koha ecën shpejt… a do ta zbatojë qeveria e re thirrjen e Biden- Macron, kjo pritet të shihet?!
Autori është Nën Kryetar i LËVIZJES ILIRIDA
Burimi/Derguar nga vete Autori
Leave a Reply