Prej largësisë kohore 400 vjeçare,përkulemi me veneracion para pishtarit të dritës,
Imzot Frang Bardhi,
Shtylla e tretë e Rilindasve,
Leksikografi i parë i letrave shqype.
.
E kush s’ndjihet krenar para figures sate,
Që i dole zot heroit të kombit,
ndaj synimeve e intrigave “Ballkanas”,
O imzot Bardhi, oratoria jote e rrallë dëshmoi:
-Kalorsi i Krishtit e mbrojtsi i qytetërimit
Gjergj Kastrioti Dragoi iEpirit,
Foleja është vetëm Shqipria, vendelindja e Kryetrimit!
.
Eh, po, ai shkrimtari manjak Tomka Maranoviç
ne librin e tij të vjetit 1631, kishte shkrua:
-Skanderbeu nuk është shqiptar por Boshnjak”,
i fisit princorë të Marnoviçve.!
.
Ajo tradhtië që i bëhej origjines Kastriotve,
Ti, o Euroditi Frang Bardhi e quajti të“kobshme”
si bir i Kallmetit të Lezhes ligjeroi me guxim,
prej Peshkopates Sapes aty në Zadrim.
.
Ju Humanisti, mbshtet te humanist Barletin në histori,
tu ba të ditur të gjithë “pretenduesve”
Ipeshkv Frangu shkroi veprën e tij në latinisht,
Venediku i’a botoi para kombeve të dheut
E quajte”Apologji e Skanderbeut”
Rilindasit Imzot Bardhit gjithmonë nder e lavdi,
në çdo përvjetor të rikujtimit jetes e vepres tij.
.
Gjeto Turmalaj.
nga vllimi poetik”Ditenete e Jetes”
Botue në Revisten “Kuvendi”Shtator, 2006
Burimi/Facebook


Leave a Reply