Dhe kjo është “The Milk Grotto”.
Rreth 200 metra në jug të Bazilikës së Lindjes së Krishtit në Betlehem ndodhet “Shpella e Qumështit”. Një vend i pasur me simbolikë, si guri i bardhë brenda.
Në një legjendë të shekullit të 6-të, thuhet se ky është vendi ku Zoja shkoi për t’u fshehur gjatë masakrës së të pafajshmëve, duke u larguar nga shpella e Lindjes, për të mbrojtur Jezusin nga ushtarët e Herodit, të cilët donin ta vrisnin. .
E paralajmëruar në ëndërr nga një engjëll, Familja e Shenjtë iku, duke lënë grazhdin. Ata nuk kishin udhëtuar ende larg kur, pasi mbërritën në periferi të Betlehemit, Foshnja Jezus tashmë po kërkonte të ushqehej. Më pas Maria dhe burri i saj vendosën të fshiheshin në një shpellë aty pranë, në të cilën Virgjëresha filloi të ushqehej me gji. Koha kalonte dhe ushtarët e Herodit po afroheshin; Jozefi e nxiti Virgjëreshën. Nga nxitimi i saj, disa pika nga qumështi i saj ranë në dyshemenë e shpellës, shkëmbi i Betlehemit, i cili zakonisht është rozë, u bë i bardhë në atë vend.
Kapela e Qumështit ndodhet tre metra nën nivelin e rrugës dhe përbëhet nga tre shpella. Mbi altar, ka një statujë polikrome prej druri që përshkruan Madonën duke ushqyer fëmijën me gji.
“Të dy besimet, myslimanët dhe të krishterët vijnë në Shpellën e Qumështit dhe tregojnë dashurinë e tyre të madhe për Virgjëreshën Mari. Ata gjunjëzohen para ikonës dhe kërkojnë të kenë pluhurin nga Shpella e Qumështit. Zoti gjithashtu ka bekuar shumë muslimanë e të krishterë nga gjithë bota për besimin e tyre të sinqertë. Zoti i bekoi të kenë fëmijë.”
Brenda Shpellës së Qumështit ka një vend të veçantë, ku grumbullohen letrat e dërguara nga vende të ndryshme nga çifte që kanë marrë hirin. Qindra histori çdo vit. Në kapelen e vogël ma poshtë vijon rituali i lutjes së murgeshave. Lutjet vazhdojnë pa ndërprerë.
Edhe pelegrinë nga Shqipëria janë lutur këtu dhe kanë gjetë shpërblimin ma të madh në jetën e tyre. Zoti u ka dhuruar fëmijë. Edhe unë jap dëshmi për te.
Zojë e bekuar. Dhuroi fëmijë atyre që nuk i kanë! Dhuroju qumësht nënave që nuk kanë me se të ushqejnë bebet e tyre!
Amdn!
Burimi/Facebook/Ndoc M Shaben


Leave a Reply