Ku po shkon o zogu i verës
tuj rrah krahët pa pushim
fluturove për rreth derës
e pushove n’qerpik tim.
Ku je nis o zog me shkue
si su lodhe asnjëherë
tuj pi ujë krue më krue
kanga jote dimën verë.
Fjal’t e mia amanet
flet’ve t’lisit me ua çu
kur t’ju bien për mu ndërmend
vajin qyqja me ndalu.
Mos u ndal o zogu i shkrum
n’kraht e tu kam shkru një letër
tjetër kand un kurrë nuk du
ndoshta t’deshta pak ma tepër.
Prita fjalën kurrë s’ma ktheve
A mos rruga ishte gjatë
kraht e tu mbetën mbas reve
dielli i ditës u ba natë.
Hajde merri kraht e mi
fluturu n’male përpjetë
mbi qerpikun tim të zi
tan parajsën ke me gjet.
b🩷m
Burimi/Facebook


Leave a Reply