Dje mora pjesë në Akademinë Përkujtimore, me rastin e 25-vjetorit të rënies së heroit, Bylbyl Breçani, organizuar nga” Gazeta e Alpeve”, në hotel Tirana.
Në fjalën time të hapjes, midis të tjerash, theksova:
Brenda një jave po zhvillojmë tre veprimtari, kushtuar bijve të Malësisë së Gjakovës, që dhanë jetën për lirinë e Kosovës dhe trojeve të tjera shqiptare. Me 5 maj u inagurua shtatorja e heroit Tahir Sinani; me 9 maj u përkujtua përvjetori i rënies së dëshmorit Hazir Malaj (që ra së bashku me heroin Ilir Konushevci) dhe sot po mbajmë këtë Akademi Përkujtimore për Bylbyl Breçanin.
Të gjithë ata e dhanë jetën për një komb shqiptar dhe bashkiminn e tij. Për fat të keq, 25 vjet pas rënies së tyre, falsifikatorë të historisë dhe të realitetit të sotëm kanë dalë me tezën e “kombit Kosovar”, si i ndryshëm nga ai shqiptar. Jam i bindur se kjo sajesë do ketë fatin e “kombit jugosllav” dhe atij “sovjetik”, që kanë përfunduar në koshin e plehrave të historisë.
Teza tjetër e këtij takëmi falsifikatorësh është ajo, sipas së cilës, bashkimi kombëtar shqiptar nuk duhet të ndodhë sepse është i panevojshëm dhe i dëmshëm. Jo larg saj është edhe teza e elitës pushtetore në Tiranë e Prishtinë, sipas së cilës, bashkimi i shqiptarëve duhet të ndodhë në BE.
Po mirë, more zotërinj, ju mendoni se jeni më të zgjuar se gjermanët që nuk e lanë këtë proces për në BE, por e realizuan vetë, midis dy shteteve të tyre. Dihet pesha që ka sot Gjermania e bashkuar në BE dhe në botë. Bashkimi kombëtar është çështje e vetë shqiptarëve, as e europianëve, as e amerikanëve.
Heronjtë tanë e dhanë jetën për një komb shqiptar dhe bashkmin e tij. Ne duhet t’i qëndrojmë besnikë idealit dhe vizionit të tyre.
Burimi/Facebook


Leave a Reply