Diku në një fshat na ishte një palo burrë.
I thoshin Lani Halldupi,se nuk ishte i shoqëruar me bashkëfshatarët as për të mirë as për të keq.
Mirpo i dinte e shkreta mendere të përfitonte nga shoqëria po ai nuk i jepte gjë asaj.
Fjala vjen kur e thërrisnin për ndonjë punë argat siç i bënin punët fshatçe, jo more nuk vinte .
Mirpo një ditë kishte ustallarët në shtëpi dhe duheshin hedhur trarët.
Kjo lloj pune do shumë puntorë nuk bëhen me pak persona.
Athere Halldupit i ra ndërmënd të thërriste argat.
Mirpo tha t’a provoj njëherë, po nuk besonte se do i shkonte askush,se ky nuk u shkonte.
Thirri djalin i tha shko na lajmëro shokët e fshatit, se do hedhim trarët e shtëpisë,po erdhën mirë po edhe po nuk erdhën në hale të vënë.
Mirpo djali si i thonë fjalës bëmë o baba të të ngjaj i”mënçur” shumë.
Filloj derë më derë të fshatit, o filan ,më tha Babaj hajde se do hedhim trarët e shtëpisë sot.Po erdhe mirë po nuk erdhe në hale të vesh.
Të gjithëve këtë fjalë ju tha malukati.
U mblodhën shoqëria ore si do bëjmë se na ka thirrur Halldupi?
Po le që na thirri po na futi edhe një të sharë nga pas.Edhe mua,edhe mua ,edhe mua të gjithë me një zë.
E po ky qen bir qeni tha njëri ,e thërresim nuk na vjen ,na thërret na fut edhe një të sharë.
Po borxh i’a kemi rrufjanit.
Do vemë thanë vetëm për këtë fjalë që na këputi nga pas.
Epo u nisën e vajtën.Tunjatjeta ,tunjatjeta!.
Ore i thanë të thërresim nuk na vjen na thërret na fut edhe një bir llafi nga pas.
Ç’borxh të kemi more edepsëz?
Ngriti supet ,pse si është puna?
Po djali jot kështu ,kështu na tha.
Po fëmijë është ai mos i vini veshin!
Tani erdhët që erdhët ,zinë një punë me dore.
I tha njëri të lumtë o Lani Halldupi se na i kalle bukur ,se nuk do kishim ardhur ,po veç ai llafi “bukur” na solli këtu.
E dija e dija që nuk do vinit ,po ja që u bë kësmet.
Burimi/Facebook


Leave a Reply