E diela që lamë pas na mblodhi në Bolonja, në trajnimin e radhës, për mësimdhënien e gjuhës shqipe në mërgim. Së bashku me mua nga “Mësonjëtorja” Brescia, ku ne zhvillojmë kurset e gjuhës dhe kulturës shqiptare, koordinatori Ahmet Bendo dhe mësuesi Santiliano Santi.
Unë besoj se këto takime janë të vlefshme, pasi pikërisht aty nis rrahja e mendimeve dhe pse jo, edhe zgjidhja e çështjeve të ndryshme, që lidhen me këtë proces.
Risitë e këtij takimi ishin: “Kurrikula e mësimit plotësues të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në diasporë” (material në ndihmë të mësuesve) dhe shkolla verore që këtë vit sheh si pjesëmarrës nxënësit e Italisë.
Gjithmonë kënaqësi takimi me stafin e QBD- së dhe drejtoreshën Mimoza Hysa, këshillin drejtues të Lidhja e Shkollave Shqipe në Itali. (Gjej rastin t’i përgëzoj të dyja palët për këtë organizim.) Kënaqësi gjithashtu takimi me Komisaren e Diasporës në Konsullatën e Milanos, të kudondodhurën Luljeta Cobanaj, Konsullin e Nderit të Kosovës Driton Blakcori, dhe shumë e shumë kolegë të dashur për mua, drejtues shoqatash, etj.
Do te veçoja këtu edhe praninë e prof. Dr. Linda Mënikut, e cila u përqëndrua në teknikat dhe metodat më të frytshme të mësimdhënies në kushtet e dygjuhêsisë.
Në përfundim, suksese të gjithë kolegëve në këtë mision të bukur, por edhe të vështirë njëkohësisht.
P.s. Faleminderit Agim Vela (Shkolla “Migjeni” Fano) për fotot!



Burimi/Facebook


Leave a Reply