Dje në Prishtinë,në Institutin Albanologjik te Kosovës u mbajt Konferenca Nderkombetare me temë:KOSOVA LINDORE ASHT TOKË SHQIPTARE.
Organizatorë te kësaj Konference ishin KUVENDI KOMBETAR SHQIPTAR dhe UNIONI I SHOQËRISË CIVILE.
Në prani te nje pjesemarrje te jashtezakonshme folen Profesoret e nderuar Zymer Neziri,Isa Spahija,Astrit Memia dhe Sadri Ramabaja i cili percolli ne këte veprimtari,kumtesen e pedagoges te universitetit gjerman te GOTINGENIT Dr.Flora Ferati Sachsenmaier.
Ne te gjitha temat e mbajtura u prezantuan te dhena burimore nepermjet te cilave u provua ne menyre shteruese roli i autoriteteve serbe ne shpopullimin e Lugines,renia drastike e numrit te banorve shqiptarë ne Preshevë,Medvegje e Bujanoc si rrjedhoje e pasivizimit te adresave,planeve pseudorregulluese urbanistike ne keto komuna e te tjere.
E nderuan Konferencen,bashkeatdhetare nga te gjitha viset shqiptare dhe diaspora.
Shtylla kurrizore e veprimtarise ishin veprimtaret e KKSH dhe USHC.
Nga Maqedonia kishin ardhur Jakup Reka,Rexhep Emrullai,Rufki Refet Loki,Murat Ismaili,Shefki Kadri Selami;nga Kosova,Arbereshë Berisha,Frashër Racaj,Selim Lokaj,Ali Asllani,Gazmend Mula,Muhamet Aliu,Zenel Krasniqi,Bislim Hoti;nga Mali i Zi Zyli Duraku Gjoni;nga Shqiperia,Kozeta Zavalani,Nurie Baduni,Nezi Plaku Velaj,Kadrije Gurmani,Astrit Memia,Dashamir Uruçi,nje grup veprimtaresh nga Shkodra dhe Lushnja;nga diaspora Hirzeme Zeqiri,Idriz Brahimaj e shume te tjere.
Ne emër te organizates SHQIPTARIA,organizate si motra me KUVENDIN KOMBETAR SHQIPTAR pershendeti Prof.Dr.Niazi Gashi ndersa ne emër te familjeve te medha,patriotike,shqiptare foli zotni Mehmet Prishtina.
E nderuan veprimtarine tone deputetët e Kuvendit te Kosoves Hidajet Hiseni,Gani Krasniqi,Lutfi Haziri si dhe keshilltarja e kryeministrit Kurti,Ardita Sinani.
Pershendeten gjithashtu kryetari i IGFM per Maqedonine Idriz Sinani si dhe Kryetari i porsazgjedhur Prof.Rexhep Emrullai.
Me interes u prit edhe pershéndetja e Keshillit Organizativ te KKSH per diasporen derguar nga Petrit Aliaj,Fehmi Bekteshi dhe Beqir Jashari.
Gjithashtu nje pershendetje erdhi edhe nga Bajram Rama,veprimtar i dalluar nga USA.
Gjithashtu u lexuan dhe u mirepriten edhe letra te tjera te ardhura nga veprimtare nga USA dhe vende te tjera te botes.
Personalisht pata fatin me hapë punimet e kesaj veprimtarie madhore.
Nje fjale te rendesishme mbajti ne këtë konference,sekretari i pergjithshem i IGFM zoti MATTIAS BOEHNING i cili percolli nga ky institucion nderkombetar,perkrahjen e plote për te drejtat kombetare e njerzore te minoritetit shqiptar ne Presheve,Bujanoc e Medvegjë.
Çfarë u arrit nga kjo veprimtari nderkombetare.?
1.Me Konferencen Nderkombetare,”KOSOVA LINDORE ASHT TOKE SHQIPTARE”u hodh nje hap tjeter me rendesi,ne perkrahje te kerkesave te drejta,kombetare e njerzore te minoritetit shqiptar ne Serbi i cili po debohet perdite nga tokat dhe shtepite e te pareve te vet,nje shpopullim i dhunshem,diten per diell ne prani te vendorve e nderkombetarve qe heshtin perdite e me shume.
2.Ne Konference u sollen shifra e fakte te reja qe flasin per nivelin e pasivizimit te adresave ne lugine,uljen e numrit te votuesve dhe numrin e shqiptarve qe kane marre arratine nen dhunen e presionin e Serbise.
3.Ne permbledhje te kumtesave te kesaj veprimtarie u miratua nje leter e hapur drejtuar parlamentit europian,senatit te Shteteve te Bashkuara te Amerikes,IGFM dhe Institucioneve te tjera Nderkombetare.
Ne emer te grupit te punes kjo leter u lexua nga Prof.Rexhep Abazi.
4.Veprimtaria e KUVENDIT KOMBËTAR SHQIPTAR-KKSH dhe USHC-UNIONIT TË SHOQËRISË CIVILE ishte ne vazhden e veprimtarive te ketyre organizatave atdhetare te cilat mbeshtesin perpjekjet e shqiptarve ne te gjitha fushat si dhe lartesojne e mbajne gjalle frymen kombetare…!
Ne konference pershendeten artistet e mirenjohur Jahja Shehu,Sokol Musliu dhe Bashkim Halili.
Konferenca Nderkombetare,”KOSOVA LINDORE ASHT TOKË SHQIPTARE”u moderua nga anetarja e Keshillit te Pergjithshem Organizativ te KKSH,artistja dhe poetja e mirenjohur,bija e Medvegjes dardane,LINDA SHAQIRI.
Falenderoj te gjithë pjesemarresit e veçanarisht grupin organizator Linda Shaqiri,Zymer Neziri,Rexhep Abazi,Refik Hasani,Astrit Memia,Dashamir Uruçi.
Dashamir Uruçi
Prishtinë,më 25 mars 2024.
Burimi/Facebook


Leave a Reply