Jam poet a s’jam poet.
Unë këtë punë nuk e di.
Pash pulëbardhë në det
Fap shkruajta një poezi.
E shoh një nuse në kalë.
Pena ime tak nis urimet.
Të shtohen me çupë,djalë.
Çifti njoftë veç gëzimet.
Këndon një bilbil në degë.
Pena ime vete iso i mban.
Sa shkruaj për Atëdhenë.
Pena më ngre havadan.
Kur shikoj një bukuroshe.
Domosdo vargu rri gjallë.
Kur ustai e tret një qoshe.
I pi dollinë ballë për ballë.
Kur shoh flamurë kuq e zi.
Dy tre vargje i’a çoj nga pas.
Kur këndon nëna Shqipëri.
me të këndoj plot me gas.
Kur i shikoj ca vatha plot.
Dhe vedrat plot me shkumë.
Unë pa shkruar nuk rri dot.
Uroj të shtohen më shumë.
Kur shikoj thasët me grurë.
Bujku me krahë përveshur.
Zonja llërët plot me brumë.
I përqafoj me buzë të qeshur.
Kur shoh çifte dashuruar.
Dashuri themel betoni
Si thoni a rrihet pa shkruar?
Po e kam gabim më thoni!
Pashë dhe një nënë të re.
Rriste dy binjak me gji
Pena më fluturoj pa fre.
S’mbahet kur sheh mirësi.
Pena më kullon dhe gjak.
E shkreta luftë mbaroftë!
Duamë lule,plot zambak.
Paqja në botë triumfoftë!
E patë kjo është pena ime?
Shkon në dasma dhe gosti.
Që ia merr me ligjërime.
Rrallë fare shkrofsha elegji!


Leave a Reply