Nuk e di pse kaq shumë më bezdisin
murlani e era!
Apo ngaqe u linda në Razem!
Atje ku lundronin pa ndroje përhera
.
Mbi ato pllaja e livadhe, aha e çetina
Sapo vinte vjeshta deri në fund të dimrit
Vrrithianet e mij ankoheshin e thonin:
-Fryn murlani i maleve te Boçanit e Pultinzes.!
.
Ashtu s’mu largua nga mendja…
Edhe kur jetova 34 vite në Lezhë
e në plazh të Shëngjinit
Ajo pyetja e atij Venecianin
.
Që nga Italia pati thanë:
-A e di kush te me tregoj vërtet,
A thua ka ndal shiu në Shkodër
…e murlani në Milot e Lezhë?
.
E pata dashtë shumë në Razëm, Shirokun
Por s’e mendoja kurrë vehten banor i New Yorkut
Me këto erërat e ftofta të Northit.
.
Tani po më zhbi thinjat murlani që sjell Kanadaja
Bashkë me pleqnin e viteve të mija të bardha.
Gjeto Turmalaj.
nga vllimi poetik “Ditenetet e Jetes”

Burimi/Facebook


Leave a Reply