“Hani çfarë të doni gjatë Javës së Shenjtë; agjërimi nuk është në stomak, por në zemër. Njerëzit abstenojnë nga ngrënia e mishit, por nuk flasin me vëllezërit e motrat e as të afërmit e tyre, nuk i vizitojnë prindërit apo kujdesen për fëmijët e tyre.
Ata nuk e ndajnë ushqimin e tyre me ata që kanë më shumë nevojë, i largojnë fëmijët nga babai, nëna apo nga gjyshërit, kritikojnë jetën e të tjerëve, keqtrajtojnë partnerët e tyre etj.
Mishi nuk të bën njeri të keq, ashtu si një filet peshku që nuk do të të bëjë të Shenjtë.
Është më mirë të kërkosh të kesh një marrëdhënie të mirë me Zotin duke u bërë mirë të tjerëve. Të jemi më pak arrogantë dhe më të përulur nga zemra”, – Papa Françesku.

Burimi/Facebook


Leave a Reply