Mora biçikletën,dola në pazar.
Një Zonjë thinjoshe,më thirri beqar.
Ktheva kokën pas, syve s’u besova.
Plakën qejfëlie shumë afër shikova.
Me delikatesë ,siç jam dhe kavalier.
Iu përgjigja Zonjës me gojën sheqer.
Ç’më ngjave me plakun 10 vjet i vdekur.
Lavdrova Perëndinë që s’qënka tretur!
Po ti more i dashur ke a ske grua?
Mos e pruri rasti të ndreqësh me mua?
Eh, fola me vete ç’të bëjë plak e gjorë
Qënka nxehur keq për Baba Tomorrë!
Ç’far po flet ashtu o plak tekayt?
Për nurë e Allahut do t’i nxjerr dy syt!
Xhane merre shtruarë,ti nuk je për mua.
Se kam evëlat dhe një goxha grua.
Ç’thua mor lanet,s’pyeta për gruan tënde?
Më ngjave me plakun vallahi më çmënde.
Ti përmënde gruanë,ç’thua kokë hu?
Ajo s’të ka dhënë kurrë “hapje” blu!
Po ke të drejtë s’më ka dhënë kurrë.
Sa shkoj në shtëpi thotë xhan o burrë.
Dëgjo zonjë,po t’a them për hatër.
Merri hapjet “blu”e shko në B.Brader.
Burimi/Facebook


Leave a Reply