Mora shkas nga nje shkrim racional i gazetarit Mentor Kikia per grindjen midis princit Leka dhe aktores Elia Zaharia… As kisha deshire te flisja, me duket diçka e pavlere, pata diku edhe nje kundershti me nje gazetare te kultures, qe kerkonte, si te thuash, nje mbeshtetje per aktoren. Shoh se ne shkrimin e Kikise kishte kaq shume reagime dhe habitem pse opinioni qenka kaq i prekshem dhe veshngrehur sikur te bente tifo: Me ke je ti, me aktoren apo me princin? E habitshme si sjellje, sa dhe nje shuarje kureshtjeje. Duke qene edhe une i sektit te teatrit, sigurisht anoje nga aktorja Zaharia, vajza e Yllka Mujos. Anoj jo se kam njohje me ate, as per tifo aktoresh, por sepse ajo eshte lenduar si grua, eshte fyer e poshteruar ne dashurine e saj. Mirepo kjo eshte nje çeshtje personale, e tyre. Ne nuk i dime dhe as qe kam pike kureshtje te di se si nisi e si bitisi kjo telenovele roze e zi. Eshte jeta e tyre, vetem ata e dine. Madje as gjyqi veshtire e ka te fajesoje kete apo ate, Elian apo Leken. Nje lidhje nuk funksionon me, dhe vdes. Kaq eshte e gjitha…Po pse dreqin nje reagim kaq i madh nder shqiptare? Vetem kureshtja e semure e njerezve per te vrare kohen dhe per te bere “gallate” me fatkeqet, madje edhe pak tifo, apo çeshtja shkon ca me tej dhe merr me vete edhe nje shtresim social, lyer me pak histori, tradite, antropologji, burracakeri? Ne rrafsh pergjithesues, pra pare nga siper, kjo eshte lengata e shoqerise sone, ku banaliteti dhe medemek “etikja” dhe “fisnikja” jane bashke, pleksur te njera-tjetra, si ne nje çanak me grosh, siç vjen dhe te ky rast. Do doja t’i shfajesoja te dy palet ne çift dhe te shihja me thelle. E gjitha eshte nje shkume sapuni ne nje vaske me uje te ndenjur, siç eshte shoqeria jone. Por jo thjesht ajo. Me shume se kaq, uji i qelbur eshte media. Kurresesi nuk duhet justifikuar. Pse i cytin dhe u gerricin plaget njerezve? Eshte media qe e nxit kete tur, media qe promovon antivleren dhe mediokritetin e keqyrjes se nje dukurie, jo thjesht te ky rast fatkeq, por gjithkund duke futur turinjte ne hallet vetjake te te tjereve. Media te ne eshte si ajo miza qe ushqehet me ndyresi dhe m…, dhe jo si bleta qe shkon mes lulesh dhe prodhon mjalt. Media jone ka shume felliqesi, eshte idiotizuar, eshte e fajshme dhe duhet ndeshkuar ne kodet e saj morale e profesionale qe parapelqen. Flas per mediet e budallallepsura, jo ato serioze; keto medie po na bejne gjithandej pis me jashteqitjet dhe jarget e tyre.
Njerezit qejf kane te pergojojne. Pergojimi eshte ushqim i mijera veteve, torta e llafazaneve neper kafene e para shishes se rakuse, hallva dhe festa e mediokritetit. Ajo nuk selit gjerat e bukura te ky vend, sjelljet fisnike; ajo i le ne hije njerezit e mençur, krijon mite te padenja njerezish te spektaklit, modes, shaleve, bigbrotherve etj. Ajo sajdis me gjellera te mira gjithfare budallenjsh, snobesh, fantaste, shares te historise, injorante, sharlatane te gjuhes, gjithologe mburravece qe i kthejne emisionet e tyre ne llap-llape dhe sherre. Kjo medie eshte kthyer ne gangrene: jo ilaç, por helm.
Sa per reagimin e 140 aktoreve, e perse duhet? Çfare u eshte cenuar, çfare mbrohet: arti, aktrimi, pozita e artistit, poshterimi i tij, çfare? Ky nuk eshte rasti. Elia Zaharia eshte nje aktore teatri, por ngjarja nuk ka te beje me artin e saj, as me poziten e cenuar si aktore, por me statusin si grua, si e dashur, si nene, si bije, si bashkeshortja e nje medemek Princi, qe me zor flet shqip e me zor artikulohet. Mua, sinqerisht, me vjen keq edhe per kete te ashtuquajtur PRINC, se si ajo “hijeshia” e tij prej “dere mbreterore” u katandis mos me keq, se si kostumi princeror u kthye ne nje kostum shajaku prej çobani shqiptar. E pra, s’ka as princa e as princesha. Keto jane butafori idioteske prej shqiptaresh, qe u ngjan vetja si mbreterite franceze, spanjolle, holandeze. Peffff, sa qesharake!… Shkurt e qarte, ketu behet fjale per nje konflikt familjar burre-grua, nje konflikt qe i nxjerr keq te dy ne syte e botes, sepse u filmuan. Nuk duhej. Assesi. Divorce ka me mijera, konflikte qe degjenerojne gjer ne dhune e krim. Nuk eshte kjo kryesorja pse publiku ben tifo. Kryesorja eshte vendi i pamerituar i nje kinse familje mbreterore, qe njerezit as duan t’ia dine me per ta. Boll kane hallet e tyre. Por eshte media ajo qe gjen skupin, ngjarjen, qe thith e vjell pisllekun; nje shoqeri qe kerkon te mbaje e krijoje kulte te groposura me kohe si per te mburrur gjoja fisnikerine e saj, mbreterine e bere cope e grime qysh me 1939. Mania dhe snobizmi yne per te hedhur vello me lajle-lule mbi krye njerezish te zakonshem, pa kurrefare impakti ne shoqeri, ne nje fare sensi ka nje damar te forte nekrofilie ne sensin e adhurimit te gjesendeve tashme te cofura nga historia, siç ka qene dhe Mbreteria, mbreterit dhe princat…
Burimi/Facebook


Leave a Reply