Në të sot jeton trashëgimtarja Rajmonda Vasa e cila është ajo që kujdeset për këtë shtëpi pavarësisht se përgjatë viteve ka hasur në shumë burokraci shtetërore qoftë për marrjen e çertifikatës së pronësisë (ndonëse ajo disponon të gjithë dokumentacionin e nevojshëm) e deri tek mirëmbajtja e saj, pasi si monument kulture, I përket shtetit të rikonstruktojë çatinë (e cila pikon në shumë vënde) dhe të restaurojë muret, suvatimet e të tjerë, dëme të cilat janë thelluar përgjatë 300 viteve të ekzistencës së kësaj shtëpie.
Zonja Vasa, ka kërkuar disa herë të ndërhyhet pasi dëmet janë qartësisht evidente, ku pjesët e suvatimeve bien shpesh dhe uji hyn brënda sa herë ka reshje shiu, por është ndeshur gjithmonë me burokraci shtetërore, indiferencë dhe premtime boshe.
Shtëpia karakteristike shkodrane është një mrekulli arkitekturore të cilën zonja Vasa thotë se nuk do lejojë kurrë të ketë fatin e shtëpisë së Luigj Gurakuqit që të shëmbet.
Fatkeqësisht, kjo shtëpi-muze nuk është e futur as në guidat turistike çka tregon qartë indiferencën e Drejtorisë së Monumenteve të Kulturës dhe Bashkisë Shkodër në promovimin e saj përgjatë viteve. Turistët e huaj e as ata vëndas nuk dinë se në Shkodër ekziston kjo shtëpi e cila merr vlera të mëdha për shkak të hershmërisë së ndërtimit dhe faktit që në të ka jetuar autori I veprës më të njohur shqiptare “O moj Shqypni”, Pashko Vasa!
Kryebashkiaku aktual Benet Beci, ka zhvilluar fushatën e tij në ditët e para të nisjes së fushatës por pavarësisht se është në muajin e 9-të të mandatit të Tij, akoma nuk ka mbajtur asnjë premtim që ka bërë në vizitën elektorale që ka zhvilluar në shtëpinë-muze.
Zonja Vasa vazhdon luftën e saj nëpër dyert e institucioneve, duke u shprehur se tashmë I duket vetja si pjesë e administratës së Bashkisë dhe Drejtorisë së Monumenteve të Kulturës, pasi shkon çdo ditë për të kërkuar një të drejtë që shteti shqiptar ia mohon asaj dhe një monumenti kulturor shqiptar prej vitesh!
Nga Eliona Kodra Shkreli
Burimi/Facebook/Gegnisht/Rroji M Denata


Leave a Reply