Tri libra për një Artist të Madh si MIHAL POPI, janë fare pak për artistin e parë “gurëvënës” të Teatirt Kombëtar që përshkoi dy epoka me jetën e krijimtarinë e tij e nuk e arriti dot të tretën, kur mund të gëzonte edhe triumfet e një pune artistike kolosale e të gdhëndur në Altaret e Artit.Por edhe i mjaftë per të qënur unë, studenti i atëhershëm i arteve, jetëshkruesi më i lumtur, që kam marë diçka (sado të vogël!), nga thjeshtësia, fisnikëria, profesionalizmi e mësimdhënia e një jete të vyer , të ndritur në vlera e të trishtuar njëherësh. E nisa me frikë ta shkruaja “Legjendën Popi”, po me një dëshirë të zjarrtë studenti, arrita të merrja miratimin e tij, teksa ai lëngonte në ditët e fundit, përjetova ndëshkimin e dyfisht (timin e të librit njëherësh), po edhe , së fundi- edhe ikjen e tij drejt “PARAJSËS”, atëhere kur Mihali tjetër,”shkruesi i mallkuar”, hiqte ende përpëlitjet reale të “Ferrit të Dantes”! Dy librat e tjerë, po për të, u rishkruan e u plotësuan, në kohën e re, pas sistemit të Diktaturës më të egër,kur edhe libri i botimit të parë, për këtë artist të madh,-i pari Artist i Popullit në Shqipëri,me urdhër nga lart u asgjësua në brumatriçe!..Dhe a e dini pse? Sepse nuk përmbante asnjë thënie të Enver Hoxhës!
Më lejoni të publikoj, me këtë rast “Epilogun” e botimit të tretë, duke falenderur botuesin e parë, Sh.B. “Naim Frashëri”në 1975-ën,si edhe Sh.B.”Enciklopedike”për dy botimet e tjera më të plota, dy vite më mbrapa, tok me falenderimin ndaj së ndjerës piktore SAFO MARKO (Bashkëshortes së të madhit Petro Marko),për portretin njerëzor të artistit në botimin e parë:
“I mbylla këto shënime për jetën dhe krijimtarinë artistike të Artistit të Popullit Mihal Popi, në fillim të vitit 1975, atëhere kur sëmundja tashmë e kishte mposhtur.Ashtu sikundër më kishte nxitur një dëshirë e brendshme për ta zbuluar e hedhur në letër jetën e këtij njeriu babaxhan,-serioz në jetë e komik në skenë!,me interesa të gjëra krijuese, ashtu edhe shpejtoja që”siparin” e librit ta mbyllja para se aktoi të mbyllte sytë.
Qysh nga viti 1952 deri në vitet 70, kur Mihli i kishte realizuar debutimet e veta të madhërishme e nuk dilte më në skenë, kam ndjekur me interes thuajse të gjitha spektaklet ku ai interpretoi me shumë sukses, duke qenë një nga adhuruesit e tij. Trupi i tij i bëshem nuk qe asnjëherë pengesë për gjallërinë e lëvizjeve. Qe po aq dashnor i zjarrt, si tek Kalorësi i Ripafratës, ashtu edhe tek Ser Xhon Fallstafi. Fati e solli që shfaqjet më në zë, si“Prefekti”,”Revizori”,”Mirandolina”,”Borgjezi Fisnik”,”Gratë gazmore të Undsorit” e tj, t’i ndiqja me dhjetra herë edhe pas kulisave të skenës, i mrekulluar nga arti i këtij komiku të rrallë. Shpesh, pas kulisave rrinin duke vështruar me fytyrën që u shkëlqente prej emocioneve fisnike dhe kolegë të tij të afërt, aktorë me potencë, si Naim Frashëri, Loro Kovaçi, Pjetër Gjoka, Kadri Roshi, Sandër Prosi, Ndrekë Luca, Marie Logoreci, Margarita Xhepa e të tjerë dhe e kundronin gjatë, pa marrë frrymë punëtorët e skenës e të prapavijës. Pra, Mihali, gjatë shfaqjeve të tij, ishte vazhdimisht i rrethuar nga të gjitha anët, nga spektatorët, adhurues, miqë e shokë të shumtë.Njëlloj i frymëzuar e spotan, si tek “Prefekti” Shqiptar , edhe tek “Prefekti” Rus, ndërkohë, po aq i ndryshëm, për nga fizionomia,-një “sahanlëpirës ”,-si e kishte satirizuar Prefektin Qazim Mulleti Levonja që nga kuha e luftës dhe një “Derr të egër” Gorodniçin e Gubernës ruse të Gogolit,batakçinjë të përsosur që të dy! Gjithheri edhe me një inprovizim të hatashëm e organik!Aktor virtuaoz, që kishte lozur mijëra “role të vogëla” para perdeve të kinemave të Kryeqytetit në vitet 20 e 30 me përsosmërin e talentit të madh që, sikundër thoshte regjisori Pirro Mani: “Ata nuk kishin shkollë, po bënë shkollë me talentin e tyre”!
Kur më lindi ideja për të shkruar këtë libër për jetën e tij krijuese, Mihali ishte ende gjallë dhe unë vrapova tek ai me shpresën se do më riprodhonte gjithçka që doja nga begatia e tij artistike e së kaluarës. Po skleroza kishte bërë të vetën. Aqsa nisi t’i ngatërrojë edhe emrrat e fëmijëve të tij! U dëshpërova, Veç kësaj, shtrirë në krevatin e gjërë fare të thjeshtë, në katin e dytë të një banese të vjetër të “Pazarit të Ri”, më kot Mihali , mundohej t’i bënte thirrje kujtesës së tij të ezauruar. Pinim kafe së bashku, filxhan pas filxhani dhe hera herës, në bisedë e sipër ”rrëmbeja” disa shkëndija jete që më hidhnin dritë për udhën e tij të gjatë që vazhdoi më shumë se gjysmën e shekullit tonë. Po shpejt Mihali lodhej, merrte frrymë me vështirësi, shtrihej në anë të shtratit dhe mundohej të buzëqeshte. Edhe pse i ligështuar, gjente rast për të lëshuar ndonjë batutë me humor.
Në këtë gjëndje, përveç ringjalljes së disa mbresave, mu desh të shfletoja shtypin që nga viti 30-të e gjer në vitet 70-të, si dhe të shtrohesha në bisedë me kolegë, miqë e shokë të afërt. Një ndihmesë të çmuar më dhanë me kujtimet e tyre Artistët Popullit Naim Frashëri e PjetërGjoka, Artisti i Merituar Mihal Sefa, pensionisti Avn Zajmi e të tjerë që sot nuk jetojnë më, si edhe Artistët e Popullit Pirro Mani e Skënder Sallaku, Artistët e Merituar Gjon Karma, Est Oktrova e Enver Dauti, regjisori Veteran Sokrat Mio, dramaturgu Kolë Jakova, shkrimtari Naum Prifti, piktori Bukurosh Sejdini,aktorët veteran Andon Pano, Behije ‘Çela e shumë të tjerë që u treguan të pa përtuar për të më folulur me dashuri për Mihal Popin. Kujtimet e thënijet e të cilëve i kam hedhur drejtpërsëdrejti në faqet e këtij libri.
E ndjej si një dhimbje të thellë që nuk munda të bisedoja me Besim Levonjën, i cili do më kishte ndriçuar edhe më qartë figurën komplekse të Mihalit.
Pas materialit që grumbullova e i skedova, munda të ndërtoj një “mozaik” gati të plotë mbi jetën krijuese të këtij krijuesi të begat e të papërsëritshëm. E kur nuk pata gjë tjetër për të shtuar, vajta rishtazi tek Mihali, jo i pafriguar. Mihali u ngritë mbi krevat me shpinën mbështetiur tek ana e sipërme, duke më qortuar me shpoti se kisha munguar aq gjatë, ( “o Mihal i vogël,-tha ai!”), sa që e pata mërzitë paksa! Megjithatë i porositi kafetë… Ndoshta e kishim pire së toku një gjym me kafe e tashmë mua nuk më rrihej ma, pa filluar më përpara leximin e shkrimeve të mia. Po ja, tek e shoqia i solli filxhanet që avullonin e kundërmonin erë të mirë kafeje…Nxorra nga çanta dorëshkrimin me duart që më dridheshin dhe e pyeta përsëri se mos leximet e mia do ta bezdisnin! “Ç’ka po thue, adashi im, po vazhdo e baj tanden, se jam ma ma mirë sot, kafe kina boll, ama tinëz, se mjeku s’ka si na shehë nji ktuna”! E nji tash po e porosit “ministren” teme t’brenshme, mos me na shqetsue kush. Sa e dha porosin me zë te lartë , unë ia nisa leximit që zgjai thuajse një orë, Ai nuk më nderpreu asnjëherë. Dhe, kur mbarova edhe rreshtin e fundit, ngrita kokën mengadalë, si i “zën në një faj të madh”, duke pritur tashme “dënimin “tim. Pa pritur shtanga… Mihali qante! Mbi faqet e tij të rrudhosura i rridhnin lotët që ai i fshinte me duart që i dridheshin.Nuk foli për një copë herë. Pastaj, i ngashërryer pyeti: “Nga i ke msue tan kto gjana për mue?! I thashë se këto ishin fare pak gjëra që kisha mundur të mblidhja për të. Mihali tha disa fjalë përgëzimi dhe pastaj shtoi: “desha me e pa kët libër para se de dek!”
Po, për fat të keq, vdekja e shkëputi nga jeta artistin e shquar, duke e ndarë atë përgjithmonë nga skena dhe ekrani i sapo filluar, si edhe nga publiku që aq shumë e donte, nga miqtë e shokët, nga familja që e adhuronte si baba, si prind të dhimbshur e të kujdesshëm. Sëmundja e diabetit e lodhi , e treti dhe e raskapiti për vite me rradhë. Kur e shtruan në Spitalin Civil të Tiranës, në fundin e pranverës së vitit 1979, Mihali nuk ishte më në gjëndje të qëndrënte dhe të ecte me këmbët e veta. Kujdesi i mjekëve, i shokëve, i familjes nuk i munguan për asnjë çast. Ishte menduar nga specialistët që Mihali t’i nënështrohej një operacioni të vështirë, ku do të vihej në balancë jeta me vdekjen.Por, pas ekzaminimesh të shumta, u përcaktua diagnoza përfundimtare: “kancer në prostat” dhe ndërhyrja u quajt e padobishme. Gjatë tre muajve që u mbajt në mbykqyrjen e mjekëve më të zot, Mihali nuk u dekurjua asnjëherë. I pëlqente sidomos të kuvëndonte me mikun e tij të vjetër, profesor Papariston dhe midis tyre “shkrepte” një humor i këndshëm. Më 7 shtator e nxorën nga spitali që familja ta kishte pranë njeriun e shtrenjtë në pragun e lamtumirës. I nisën dhimbjet cfilitëse, metastazat e kobshme. 12 ditë e netë i kalo me “shpirt ndër dhëmb” e pa mbyllur sy. Duke u gdhirë dita e 19 shtorit, në orën 5.30 të mëngjesit, pulsi nuk i rrahu më. Zëmra e mjeshtrit të humorit pushoi së rrahuri. Shokët, miqtë e të afërmit iu gjëndën pranë në këto çaste familjes së këtij artisti të mrekullueshm. Ishin të panumurt pjesëmarrësit në homazhe e në ceremoninë e varrimit të njerit nga themeluesit kryesor të Teatrit Popullor.
Në këto çaste autori i këtij libri dergjej në një qeli burgu të Tepelenës. Një tjetër kritik : R.B, rastisi në “proçesin e inkuizicionit” të hedhjes së librit të Mihal Popit në ingranazhet e makineris dhe do ta shpëtonte një kopje, tek njohu kopertinën e Safo Markos me portretin e artistit më të dashur të kombit .As inkuizicioni mesjetar nuk kishte ligje kaq të rënda e shkatërruese….”
(Marrë nga varjanti i tretë i monografisë
“MIHAL POPI”,Tiranë 1979). Athinë 6 mars 2024.





Burimi/Facebook


Leave a Reply