~Lezha e Beslidhjes së burrave të dheut,
E memorialit të madhit Skanderbe
Lezha e ma të madhit poet kombëtar,
E atij Gjergj Fishtës që rri në Altar.
.
E Lisusit të moçëm sa vet lashtësia
Me fortesa antike sa mrekullia
Ilirët e lanë gjurmët e mëdhaja,
Qytetin e “Lisusit” që nga Kalaja.
.
Lezha e bukur shtri përbuz Drinit
Me portin e vjetër të Shqypes “Shëngjinin”
Shen Francesku 800 vjet më parë
Mbi shkamb vuni themelet e kishës pishtar.
.
Në Kishë të Shën Kollit para Elterit,
Kje varros Skandërbeu, lavdia e vendit
Ky hero kombëtar i mbarë qytetërimit,
Strateg, luftar, e mbrojtës i krishtërimit.
.
Historia shkruan për këtë qytet,
Jezuitët, franceskanët dhe i famshmi Barlet
Këtu princat në kuvend bashkuen shpatat
Vllaznit e Shqypes lidhën me besë principatat
.
Gjeto Turmalaj
nga vellimi me poezi “Fjala si Fillim”

Burimi/Facebook


Leave a Reply