~Ju ankova vetes në çdo brëngë
Ju ankova shëndetit tim
që më mbajti peng
.
Ju ankova Doktorit që më çau me thika.
Ju ankova krevatit, spitalit…sa
që shpesh e bezdisa,
Ju ankova nates deri sa zbardhej drita!
.
S’mu ankuan prindërit…
…kur jo, pa leje, u solla shpinen
Pati kenë korrik e u’a bana akull dimen.
.
I lypa ndjesë Bashkëshortes qe e mundova
Të falun u lypa fëmijve…
që shpesh i trazova!
.
Por desha me gjithë shpirt…
e me shumë përvujtni
Ankimet e mija Zoti mos t’i dij
.
Se s’u ankua Jezusi biri i Hyinis
Që me aq stërmundime…
vdiq për neve në Kryq
Unë, vuajtjet e jetes s’dita me i përtyp!
.
Ankimet e shprehuna janë kryqet e mija
Për të gjitha ato mëkate që i bana
edhe nga padia.
.
Gjeto Turmalaj
Nga vllimi poetik“Ditenetet e Jetes.
Burimi/Facebook


Leave a Reply