Lëri njerëzit të zemerohen!
Lëri gjërat të thyhen, mos u sforco t’i mbash me zor.
Lëri njerëzit të zemërohen.
Lëri të të kritikojnë, reagimi i tyre nuk është problem i yti.
Lëri që gjithçka të shembet; mos u shqetëso për atë që ndodh më pas.
Ku do të shkoj…? Çfarë do të bëj?
Askush nuk ka humbur ndonjëherë rrugës, askush nuk ka mbetur pa zgjidhje.
Ajo që është e destinuar të ikë, do të ikë gjithësesi.
Ajo që do të mbetet, do të mbetet!
Sforcimi i madh nuk është kurrë një shenjë e mirë; sforcimi i madh është shenjë e një konflikti me Universin,
Marrëdhëniet.
Puna.
Shtëpia.
Miqtë dhe dashuritë e mëdha.
Jepua gjithçka Tokës dhe Qiellit, ujit kur të mundesh, lutu dhe vallëzo, por më pas lëre atë që duhet të lulëzojë dhe lëri gjethet e thata të bien vetë.
Ajo që zhduket gjithmonë lë hapësirë për diçka të re: janë ligje universale.
Dhe kurrë mos mendoni se nuk ka asgjë të mirë më për ju, vetëm se duhet të mos mbani më me forcë atë që duhet të ikë.
Vetëm kur udhëtimi juaj të ketë mbaruar, atëherë mundësitë do të mbarojnë, por deri atëherë:
Lëre që të të ndodhë!
Nje ndjesi e fortë te pushton kur e kupton se në kete botë çdo gjë është relative !
Një ditë të bukur ju uroj!
Burimi/Facebook


Leave a Reply