Realisht, me krijimin e rrethanave te reja politike, tashti kur, falë veprimtarise kombetare te mergatës ,aktivitetit diplomatik te qeverisë amerikane, si dhe heroizmit e gjakut te derdhur te UCK-së, kemi shkelur në një cep te lirise, na eshte dhene mundësia të merremi me tema, te cilat, ne sistemin komunist të kohës kane qenë te ndaluara.
Lufta e Dyte Botërore per trojet shqiptare, siç dihet, përfundoi me fitoren e sistemit komunist dhe pa shteg per zgjidhjen e çeshtjes shqiptare.
Kjo ishte ne kundërshtim te thelle me aspiratat e organizatave dhe te lëvizjeve, te cilat ne platformat e veta politike dhe luftarake qëllimi kryesor, dhe t₴ vetem, paten çlirimin dhe ribashkimin e Shqiperise Etnike.
Duhet qëndruar në idenë se dita e madhe do të vijë .
Ajo ditë nuk duhet të na gjejë të papregaditur ,të paforcuar me bindjen që na e jep e drejta .
Shqiptarët nuk mund të heqin dorë nga viset e robëruar ,sepse nuk mund të heqin dorë nga vetja.
Kosova nuk është ishull i kumunistave ,por vazhdim i Shqipëris Etnike .
Hyzri Salihu
19.02.2024
Burimi/Derguar nga vete Autori


Leave a Reply