“Metoda më e rrezikshme” e John Kerr, e sapodalë nga shtypi, për të na provokuar me trekëndëshin Zigmund Frojd, Karl Jung dhe Sabina Shpilrajn, femra pa të cilën ata dy burra nuk do të zhvillonin teoritë e tyre më influencuese edhe në ditët e sotme.
Letërkëmbimet origjinale në këtë libër i zhveshin ata para nesh dhe na bëjnë të përjetojmë çdo emocion, ulje, ngritje, pasion, sfidë, ndriçim, shpresë, hatërmbetje, lumturi, zhgënjim, krah për krah me ta. Psikanaliza në këtë mënyrë vjen e gjallë, dinamike, jo thjesht një teori e ftohtë.
Diçka ndryshon një herë e përgjithmonë pas leximit të këtij libri. Lexuesi transformohet, çka e bën këtë libër vërtet “të rrezikshëm”.
Kjo punë imja si përkthyese nuk mund të arrihej pa një ekip profesionistësh nga shtëpia botuese Albas, që më kanë mbështetur hap pas hapi dhe që u jam mirënjohëse për këtë enciklopedi psikanalitike sjellë në shqip.
Fillimisht dua të falënderoj Natasha Pepivanin, e cila më dha një shkollë të vërtetë. Falë këtij libri u bë mentorja që kam ëndërruar. Përpos profesionalizmit, botëkuptimi i saj i mundësoi përkthimit ruajtjen e esencës origjinale, pa censurë.
Falënderoj Dorina Basha, për redaktimin e saj të shkëlqyer e, mbi të gjitha, që e mori këtë libër po aq përzemër dhe e drejtoi deri në botim.
Falënderoj Medina Mehmeti, për syrin e saj të mprehtë dhe korrekturën e arrirë.
Falënderoj redaktoren shkencore Eralda Zhilla dhe recensentin Dashamir Bërxulli, të cilët mundësuan që termat të vinin në shqip në mënyrën më ekzakte, duke e ngritur akoma më
lart nivelin e këtij libri nga ana akademike.
Falënderoj Eva Kukaleshin dhe Ela Lumanin për artin grafik, që e bën këtë libër aq praktik e të lehtë në lexim.
Dhe ëmbëlsirën për në fund, ilustruesen e kopertinës aq tërheqëse, dinamike, moderne, Semela Meron.
Burimi/Facebook


Leave a Reply