Arben Ahmetaj ka pajtuar një kompani amerikane për të lobuar për pafajësinë e tij, pra për t’u çliruar nga akuzat e SPAK-ut shqiptar sa i përket korrupsionit dhe pstrimit të parave nga ana e tij. Deri këtu gjithçka duket e qartë. Po çfarë fshihet pas kësaj? A paguan Arben Ahmetaj 150 mijë dollarë amerikanë në hava, pa e ditur se si do të shkohet deri te pafajësia?! Sigurisht që jo.
Në fakt Arben Ahmetaj ka paguar 150 mijë dollarë amerianë për të denoncuar në administratën amerikane kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Kjo nuk do as mend, as kalem për ta kuptuar. Qëllimi i tij është të thotë se fajtori është Edi Rama. Së paku se ai është fajtori kryesor! Dhe në këtë rast i duhet të bëhet person i penduar para amerikanëve, po edhe para europianëve.
Nëse ia arrin dhe i bën amerikanët ta besojnë pendesën e Benit, atëherë Edi i ka punët shumë, shumë keq! Varet sa ai do ta ndjejë nga brenda tij këtë pendesë. Sa është i gatshëm ta shfaqë para autoriteteve amerikane ose të vendit, ku ai është për azil. Nëse do jetë i sinqertë në marrëdhëniet me amerikanët dhe europianët, Arben Ahmeti do të bëhet pis për shkak të aferave të tij të padiskutueshme, por do t’i shpëtojë dënimit si i penduar dhe do ta shijojë jetën e tij në vazhdim të saj.
Lobimi prej 150 mijë dollarësh është një rrisk jo i vogël për të kuptuar sa seriozisht e ka ish-zv. Kryeministri i Shqipërisë përballjen me ish-shefin e tij, kryeministër po ashtu të Shqipërisë.
Burimi/Facebook
Leave a Reply