“Shpifësi është kafsha më e egër e cila kafshon më së shumti, lajkatari është kafsha e egër që kafshon më së buti”!
Diogjeni
Ngritja e shpifur, e sajuar dhe e porositur e aktakuzës së Vjosa Osmanit, ndaj meje në emër të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, është nje akt i shëmtuar, hakmarrës dhe linçues,i cili ka për qëllim mjegullimin e dështimeve të kësaj asistente për falimentimin e politikës së jashtme, të partneritetit euro-atlantik dhe të diplomacisë së Kosovës!
E njohur tashme si pirate dhe profitere politike, Vjosa Osmani me këtë tendencë për trafikim të drejtësisë, dëshmon ambiciet e saja të sëmuara, për të kapur Prokurorinë, Gjyqësinë, dhe Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, afër dy vite kjo nuk e dekreton Kryeprokurorin e Kosovës, me qëllim për të vënë nën kontroll dhe në shërbim të sajë personal dhe të pushtetit, institucionet prej të cilave politika dhe shteti, në vendet tjera demokratike , qëndrojnë sa më larg tyre.
Sulmi i Vjosa Osmanit ndaj meje është bërë që nga ardhja e dyshimtë, siq thone përmes votave të kontrabanduara të pas mesnatës në krye të presidencës, siq dyshohet edhe me ndihmen e Listës Serbe, për të filluar hakmarrjet politike me metoda të Gestaposë raciste, nepotiste dhe staliniste, me shkarkimin tim nga pozita e ambasadorit në Shkup, per t’a dërguar pastaj fillimisht burrin e vetë, “zotëriun e parë” të saj, në krye të ambasadës!
Me këtë veprim Osmani ka bërë krim brutal kundër meje, veprim të jashtëligjshëm dhe sulm mbi karrieren, autoritetin, prestigjin, meritokracinë, shëndetin dhe jeten time. Nese vertetë ka drejtësi në Kosovë, ajo një ditë ka për të dhënë llogari para ligjit.
Ajo për alibi dhe për të justifikuar këtë krim brutal ndaj meje, tash e keqëpërdorë pushtetin, mediat, institucionet e drejtësisë dhe terrorizon familjen time dhe opinionin me shpifje, insinuata dhe gënjeshtra çfare kanë ditur t’i bëjnë vetem regjimet e kaluara staliniste, fashiste, komuniste dhe bolshevike.
Shpifja për gjoja kanosjen e sajë përmes kanunit nga ana ime, është një kërcënim dhe trillim monstruoz dhe genjeshtër e ultë, si dhe kurth i saj që lidhet edhe me mikun e ngushtë të sajë Erdogan, por e aktualizuar edhe me dëshminë time në Gjykaten Speciale në Hagë, për të nxitur drejtpërdrejt kërcënime fizike ndaj meje, si dhe hakmarrje politike për qëndrimet e mija kritike ndaj pushtetit aktual dhe Vjosa Osmanit, e kacavjerrur herë në LDK e tash në VV, dhe në vend që të luaj rolin e figurës unifikuese, si obligim kushtetues, ajo është bërë një përqarëse e cila nxitë urrejtje dhe tërmet ndërmjet pozitës dhe opozitës, partive politike dhe më gjërë. Halli i sajë ësht së po i numëron muajtë për tu larguar kokëulur nga ajo zyre, në të cilen kishte hyre “nëpër dritare” dhe se çifti Osmani nuk do mund marrin më disa qindra mijëra euro e benificione nga buxheti i Kosovës, për mbulimin e shpenzimeve për vilat luksoze në Marigona Hill apo në Australi ku ishin azilant gjate luftës në Kosovë.
“Stolisja” ime me aktakuzë të rrejshme, bëhët edhe nga friga e saj e kandidimit tim për deputet të Kuvendit të Kosovës, duke e ditur se mu nga ai moment kjo politikane e modelit koreano verior, duhët t’i filloj takimet lamtumirëse në presidencë.
Kjo zonjë e ashtuquajtur presidente po harron se mua veq dëmëve të tjera, për të cilat nese ka drejtësi do të përgjigjet një ditë, ka tri vite që me ka lënë pa punë dhe me ZERO të ardhura, siq është e pa punë edhe zonja edhe djali im në Kosovën kur ajo ishte azilante dhe ne e kemi larë me gjak e sakrifica.
Une asnjërë nuk e kam kërcënuar as kanosur askend dhe më së paku një grua as me fjalë, as me ligj as me kanun, sepse po të isha i tillë ajo nuk do më kishte shkarkuar as nuk do të keqëpërdorte pushtetin dhe ligjin për aktakuza të rrejshme politike dhe bolshevike ndaj meje.
Por siq duket, kjo e ka marrur përsipër porosinë dhe misionin, për të na pëndjekur dhe kërcënuar, me qēllim për të na shpërngulur nga Kosova, me metoda linçuese, shantazh e diskriminim, ashtu siq bënin presion dikur regjimet e kaluara.
Këtë nuk ka mundur t’a bejë as Turqia në shekujt e kaluar, as Millosheviqi në dekadat e fundit, e këtë nuk do mund t’a bëjë kurrë as e ashtuquajtura presidente Osmani!
Gjergj Dedaj
25 janar 202
Burimi/Facebook


Leave a Reply