NJË POEZI KUSHTUAR MUA NGA SHKRIMTARI DHE POETI BAKI YMERI – BUBULLIMA E BUKURESHTIT
(Zotit Zekerija Idrizi)
Ku të kam o zog i adhuruar
Zemërzjarr si diell i bekuar
Zemra troket në gjoks t’atdheut
Porsi në kohën e Skënderbeut
O mik i dashur dhe i nderuar
Ti përjetë qofsh i disponuar
Je stërnip i Kastriotit magjik
Të buzëqeshin fjalët e zëri fisnik
E përkujton atdheun në çdo vend
Ty engjëlli dhe Zoti të përmend
Zëri yt na fton me gjithë fuqi
Të kërkojmë dritë për dashuri
Të krijojmë vepra kombëtare
Të mburemi me vlera atdhetare
T’i bashkojmë trojet dhe mendimet
T’i adhurojmë prindërit dhe kujtimet
Këngët, hymnin, flamurin e dasmorët
T’i kujtojmë stërgjyshërit e dëshmorët
Për ta respektuar përjetë shqiptarinë
Për ta bekuar përjtë Arbërinë
Për ta dashur gjithmonë atdheun
Librat, dijen dhe Skënderbeun
Në tryezën e shtruar plot mirësi
Më ndihmove me zemërgjerësi
N’shtëpinë tënde me mall e dashuri
Shëndrit atdheu me madhështi
Tani më vjen keq që unë jam keq
Por ata të Ukrainës ende më keq.
Baki Ymeri , Bukuresht, Rumuni
Burimi/Facebook


Leave a Reply