Nga Ndue Shabaku
Mbrëmë u prezantuan në Radioprojekti Kopenhagë me pak fjalë bilanci i veprimtarive të vitit 2023 dhe u parashtuan hipoteza e projekte për vitin 2024 për Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë në Itali.
Për këto foli Presidenti i Lidhjes, poeti Skender Lazaj, Sekretarja e Lidhjes, dr.ssa Lori Duka dhe anëtarja e Lidhjes, prof. Eglantina Delia Likaj, ardhur kohët e fundit në radhët tona.
Për të përmbushur ambiciet tona, oratorët përmendën tentativat për të ngritur rolin e pozicioin e Lidhjes në nivel rajonal dhe u shpreh mendimi të krijojmë një event tjetër të përvitshëm, ndoshta, të vazhdohet me Grigliata Poetike, të zhvilluar tre vite rresht në të kaluarën.
Po bëhen gati tre vite që kjo Radio ka lënë një hapësirë kohore në dispozicion të promovimit të lëvizjes kulturore në Itali, ku përqindja më e madhe i është dedikuar Lidhjes. Edhe për të ardhmen, Moderatori na ka lënë hapësirën e duhur e kështu do të kenë mundësinë të prezantohen të gjithë në këtë Radio që është bërë zëdhënëse e lëvrimit dhe zhvillimit të kulturës sonë larg vendlindjes, veçanërisht në Itali
I gatshëm e profesional Moderatori i nderuar Luigj Shkodrani, i cili është bërë promotori numër një i veprimtarive dhe personaliteteve të Lidhjes.
Virtuoze dhe mjeshtre komunikimi e interpretimi, Moderatorja Teuta Shaqiraj!
Ju përshëndes në emër të bashkëpunuesve, duke ju lënë në pritje të turnit secilin prej jush.
Burimi/Facebook


Leave a Reply