Tre ish- ambasadorë të Kosovës në tri vende të ndryshme gjatë gjithë ditës u shfaqën sot në një telvizion kombëtar të Shqipërisë dhe kritikuan autoritetet në pushtet, qeverinë dhe diplomacinë për dy momente:
Së pari fajësuan qeverinë e Kosovës sa i përket vendosjes së masave kundër vendit nga ana e BE_së. Ata thoshin sanksione: – Në fakt duhet të jenë aq të kualifikuar sa të dallojnë sanksionet nga një masë financiare për mos alokuim fondesh. Nesje! Nuk dua dhe nuk kam asnjë tendencë të marr në mbrojtje qeevrinë Kurti. Por ta deformosh të vërtetën është jo etike, jo morale e jo profesionale. Masat kundër Kosovës u vendosën jo për faj të Albin Kurtit. U vendosën, sepse BE donte të çonte një mesazh në Beograd. Brukseli donte t’i thoshte prrsidentit të Serbisë se është “neutral” midis palëve dhe ta joshte në zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit e të aneksit të Ohrit.
Së dyti, ata thanë se Kosova “kurrë nuk ka dështuar në pikëpamje të marrëdhënieve ndërkombëtare sa në vitin 2023” dhe se “Kosova është i vemi vend krahas Rusisë dhe Bjellorusisë, që nuk ka marrë statusin e vendit kandidat! Nëse ata e quajnë projektin e ndarjes së Kosovës si sukses të paraardhësve të Albin Kurtit, atëherë kjo është tjetër histori. Ndërkaq statusi kandidat për t’u integruar në BE varet nga njohja e pesë vendeve anëtare të unionit. Kaq gjë e dinë edhe injorantët në majë të malit!
Por Kosova, pavarësisht se mund të kishte arritur më shumë në diplomaci, në vitin 2023, ajo në shumicën dërmuese të rasteve ka shkëlqyer. Kushdo që kujton performancën e shkëlqyer të Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit, ka vënë re integritet, dinjitet, marrëdhënie korrekte dhe të sukseshme me SHBA-të, Britaninë e Madhe, Gjermaninë e vende të tjera. Vizita e shkëlqyer e David Kameron para tri ditësh në Kosovë, do të duhej së paku t’u kujtonte këtyre ambasadorëve se angazhimet e Britanisë së Madhe për ta mbrojtur Kosovën i ngjajnë kërkesave të Tony Blair për ndërhyrje tokësore të NATO-s në Serbi!
Të jesh ambasador është përgjegjësi e madhe, shumë e madhe. Me këtë paraqitje dy prej tyre, por jo edhe zoti Saphiu, dëshmuan se nuk kishin lidhje me diplomacinë, as me të vërtetën! Mjerisht është ky moment për të ardhur keq!
Burimi/Facebook


Leave a Reply