Le t’i mbushim gotat, dashuria ime
e të shihemi ndër sytë – çentral drite,
të lemë pas krahësh dhimbje e shqetësime,
përpara na buzëqeshin të tjera vite.
Le t’i tokim gotat në dolli të dalldisur,
urim për njerëzit tanë e miqtë e vërtetë,
për ata që ditët na i kanë stolisur,
për ata që në dhimbje dinë të falin jetë.
Le t’i zbrazim gotat me fund trimërisht,
jeta është e çmuar, na jepet veç një herë
ditët e orët t’i jetojmë dashurisht,
në vitin që troket e plot vite të tjerë.
Ndue Lazri.
Burimi/Facebook


Leave a Reply