Rrugë të mbarë 2023, vit i mbrapsht, i “Qeverisë se 1 prillit” , i mashtrimit qytetar, vit i autonomisë, i ngritjes enorme të çmimeve, i dështimit të diplomacisë, i sfilatave të Vjoses dhe Donikes, pa asnje njohje dhe asnje antarësim, vit i zajednicës, i nepotizmit, kapjes se shtetit dhe vit i korrupsionit!
Vit i dëmtimit te partneritetit euro-atlantik, i përçarjes brenda Kosovës dhe perçarjeve politike me Tiranen, Shkupin e Presheven.
Rruge të mbare vit i përçarjes se diasporës dhe i zbrazjes masive të intelegjencës dhe trurit nga Kosova.
Për tri vite të sundimit i shfaroset vlerat, meritokracinë dhe krenarinë, duke i promovuar dhe faktorizuar pasardhësit e ish pushtetarëve të cilët dikur e vrisnin, burgosnin dhe shtypnin pa mëshirë Kosovën, sepse të tillët janë femijë oborrtarësh, të degjushëm dhe servil ndaj çdo pushteti.
Me rëndësi se së paku këtë vit Kosova fitoj një luan sa një mi, shokun Albin, nje barbie kukull snobiste dhe përverse, shoqen Vjosë, një çurë për Gani Jakupin dhe një kundërshtar pizhmangji të zajednicës “as kësi as asi”.
Kosova gjate vitit 2023 promovoj edhe shumë analista e banalista të cilët çdo mbrëmje si hijenat zgërdhiheshin nëpër studiot komerciale televizive duke u munduar të shisnin mend dhe për t’a plotësuar dhe korigjuar të kaluaren e tyre të dyshimtë, duke shpifur dhe gënjyer sipas urdhërave të shefave të tyre, të oligarkëve dhe pushtetarëve stalinist, bolshevik e neokomunist e duke shitur mend pêr farat e kumbullave të Agimit, për të cilat askush nē Kosovë nuk ka nevojë.
Rrugë të mbarë vit i sanksioneve të para në histori, vit i tradhtisë dhe rrenave të luajve, pulave, shotave dhe qurave të Kosovës, të cilèt Kosoven tonë e bëtë një teater komiko tragjik dhe si nje kopsht zoologjik ballkanik me kafshë të pa ushqyera dhe lepuj frigacak!
Duke parë të gjitha këto dështime po i frigohemi 1 janarit 2024, i cili do filloj me ikjet masive nga Kosova dhe rënjen e maskave të pushtetit aktual të ” kmerve të kuq”, të modelit BBVIPK, cinik dhe paranoik, të cilët përkëto tri vite qeverisje i ofertuat Kosovës një ardhme të dyshimte autonomiste apokaliptike. Të Kosovës sone martire, për të cilen po dyshojmë çdo ditë e më shumë se a ia paskan vlejtur gjithë këto sakrifica mbinjerzore e titanike, gjakderdhje, martirizim dhe as heroizmat e më të dashurve tanë!
Prishtinë, 31 janar 2023
Gjergj Dedaj’

Burimi/Facebook


Leave a Reply