Zonja Naxhije Doçi është nga Theranda e Kosovës. Intelektuale dhe veprimtare e madhe kombëtare, si para luftës, ashtu edhe gjatë dhe pas saj. Me dekada ka ushtruar punën e profesoreshës nëpër shkolla të mesme në Kosovë. Përndryshe ëshë poete, publiciste dhe shkrimtare e spikatur.
Në vitet e 80-ta në shkollën ku punonte, tani Shkolla e Mesm Teknike “28 Nëntori”, në Prishtinë, për shkak të reagimeve të shpeshta ndaj ndëshkimit të nxënëve shqiptarë, që dilnin në protesta kundër pushtimit dhe diskriminimit serb në Kosovë, bije në sy për të keq tek administrata e shkollës dhe më gjërë. Reagimet e saj do të vazhdojnë edhe në kohën e ndryshimit të amandamenteve kushtetuese në vitin 1989 në Kosovë, segregacionit në shkolla dhe helmimit të nxënësve shqiptarë nëpër shkollat e Kosovës, më 1990. Në klasën ku ishte kujdestare e klasës (kl. IV) i helmohen 23 nxënëse nga helmet toksike misterioze serbe. Angazhimet dhe veprimet e tilla do të kritikohen rreptë nga administrata diktatoriale e kohës dhe për këtë do të ftohet disa herë në bisedat e ashtuquajtura informative në SUP-in e atëhershëm tmerrues serb, si edhe do të merret vendimi për përjashtim nga puna si profesoreshë. Edhe gjatë mbajtjes së mësimit nëpër Shtëpitë-Shkolla është torturuar fizikisht e psiqikisht prej policëve serbë, që hynin me barbari të paparë edhe në orët mësimore, në Shtëpinë-Shkollë.
Nga viti 1989 Naxhije Doçi është marrë intenzivisht me aktivitete të organizuara arsimore e politike në të mirë të Kosovës. Ka punuar shumë për shkollimin dhe emancipimin e femrës shqiptare në Kosovë, si edhe për të drejtat e saj.
Është themeluese e Degës së IV të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në Prishtinë, ndërsa në vitet 1992-1997 zgjedhet edhe nënkryetare, si edhe kryetare e FGLDK për këtë Degë.
Pas luftës zgjidhet sekretare gjenerale e FGLDK dhe kryetare e Degës së II të FG, në Prishtinë.
Nga viti 2010 dhe aktualisht është nënkryetare e Forumit të Gruas të LDK.
Më 2004-2007 zgjedhet deputete në Kuvendin e Kosovës
Më 2005 shpallet ambasadore e Paqës Universale në Botë.
Në Kongresin Mbarkombëtarë të Gruas Shqiptare, mbajtur në Prishtinë më 2012 shpallet-Gruaja Shqiptare e Vitit-.
Është anëtare e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës (LSHK)
Nënkryetare e PEGASI-KOSOVA dhe anëtare e LNPSHA “PEGASI”-ALBANIA
Anëtare: Unioni i Shkrimtarëve dhe Kritikëve Shqiptar – Prishtinë.
Anëtare e QKPSHA-Gjakova, në Gjakovë.
Naxhije Doçi është shkrimtare dhe autore e këtyre librave:
1.“Shpirti i dërmuar-Dhuna serbe ndaj femrës shqiptare në Kosovë 1997-1999”, Prishtinë 2001, (330 f).
2. “Destan Bajraktari folklorist, letrar dhe atdhetar ”-Prishtinë -2009, (445 f.)
3. “Krimi dhe përdhunimi serb kundër femrës shqiptare në Kosovë 1997-1999”, Prishtinë -2010, (441 f.).
4.”The Serbian crime and rape against the Albanian Woman in Kosova 1997–1999” Prishtinë – 2013, (465 f.)
5. Libri me poezi “Kohë flakadanësh të lirisë”, Prishtinë – 2012, (205 f.)
6. “Times of flambeaus of fredoom” – Pristinë, 2012, (205)
7. Libri: “UDHA E KOMBIT-Ëndërr e dehur e rrënjës”-Poezi, Prishtinë -2015, (120 f.).
Ka marrë pjesë në shumë tubime letrare e shkencore në Kosovë, Maqedoni e Shqipëri, ku edhe ka zënë vende dhe ka marrë shumë çmime e mirënjohje.
P.S. Ishte nder për mua të takoja këtë shkrimtare dhe veprimtare kombëtare në Prishtinë, në promovimin e librit tim në Bibliotekën Kombëtare Pjetër Bogdani vitin 2020.
Me respekt të thellë:
Zekerija Idrizi, Berlin
Burimi/Facebook


Leave a Reply